“Faleminderit për dy orë lumturi”, mesazh prekës i Zelenskit për futbollistët e Ukrainës: Ka raste kur nuk duhen fjalë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2022 | 22:19

 “Faleminderit për dy orë lumturi”, mesazh prekës i Zelenskit për futbollistët e Ukrainës: Ka raste kur nuk duhen fjalë

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka falënderuar publikisht ekipin kombëtar të futbollit, pasi i kishte sjellë pak lumturi vendit të tij gjatë luftës që ka shpërthyer në këtë vend. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka falënderuar lojtarët të cilët mundën në gjysmëfinalen e play-off të Botërorit Skocinë me shifrat 3-1 në një ndeshje të shtyrë nga marsi pikërisht për shkak të shperthimit të luftës së përgjakshme.

zelenski

“Ka një kohë kur nuk të nevojiten shumë fjalë! Krenaria mjafton! Thjesht faleminderit ju djem!.

Dy orë lumturi me të cilën jemi të pamësuar tashmë. Ata dolën në fushë. Ata luftuan. Ata triumfuan. Ata fituan. Pasi ata janë ukrainas”, shkruante Zelenski në një postim në Instagram.

“Ne jemi të gjithë duke luftuar, çdokush në frontin e tij, për këtë. Për flamurin tonë blu dhe të verdhë, për stemën në zemrat tona, sepse ‘Ukraina nuk ka vdekur ende…’, nuk mund të heshtet. Ne luftojmë, ne luftojmë, ne durojmë, ne fitojmë”, ishin fjalët e tij drejtuar futbollistëve të Ukrainës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"