“Falë Egbo projekti i Tiranës duket interesant dhe skuadra kënaq”, Jupi: Partizani po shfaq vlerat e potencialit që ka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 10:10

“Falë Egbo projekti i Tiranës duket interesant dhe skuadra kënaq”, Jupi: Partizani po shfaq vlerat e potencialit që ka

Redi Jupi në “Procesin Sportiv”, ka bërë një analizë të kampionatit, në veçanti të tre ekipeve të para. Ai u shpreh se për momentin, Tirana është skuadra që po bën një futboll që të kënaq, por edhe dy ekipet e tjera, Partizani dhe Kukësi kanë vlera të mëdha.redi jupi

“Gjithmonë kam besuar se Kukësi dhe Partizani kanë diçka më tepër, për mënyrën se si janë kompletuar skuadrat. Tirana në 10 javët e fundit, i ka dhënë jetë projektit të filluar në verë. Falë stafit të Egbo projekti duket interesant. Jam i sigurt për vlerat e Kukësit e Partizanit, por Tirana të dëfren, ka luajtur vërtetë mirë.

Java që lamë pas ka qenë e Partizanit, pasi u afrua me kreun e renditjes. Për Kukësin e dinim që do të ishte e vështirë në Ballsh, ndërsa Tirana e kishte të vështirë, pasi Skënderbeu i krijon vështirësi të gjitha ekipeve dhe është më poshtë se sa duhet me rezultate. Ka ardhur një moment ku të tre ekipet tani janë aty-aty dhe barazohen vlerat në fushë. JUPI

Kukësi ka cilësi pak më shumë në vlera se të tjerët por ka të keqen e ndeshjeve jashtë, e nuk i lë mundësi të ketë 4-5 pikë më shumë, është konsum për ekipin. Partizani u kthye më në fund dhe skuadra po shfaq vlerat e potencialin që ka. Tirana në këto javët e fundit është ajo që po prodhon futbollin më tërheqës. Është skuadër naive, por të tërheq.”, u shpreh Jupi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"