“Fakti që kemi Interin përpara duhet të na motivojë”, Sarri: Lacio kundërshtar i fortë, të jep përshtypjen se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 13:43

“Fakti që kemi Interin përpara duhet të na motivojë”, Sarri: Lacio kundërshtar i fortë, të jep përshtypjen se…

Juventusi do të luajë ditën e nesërme në transfertë me Lacion, në një ndeshje ku bardhezinjtë do të kërkojnë vetëm fitoren.113108679-04993d65-ef20-4072-9988-7971318b8fb2

Në prag të kësaj sfide ka folur tekniku Mauricio Sarri, i cili ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe ka folur për Interin të cilët ndodhen në vendin e parë.

“Lacio është një ekip i fortë, sidomos në 25 metrat e fundit. Unë pres që ata të luajnë fort, dhe duhet t’i mbajmë larg zonës sonë të rreptësisë. Me formën që po kalon deri tani, Lacio të lë përshtypjen se do të jenë ata forca e tretë e kampionatit. Ata kanë grumbulluar 18 pikë në 6 ndeshjet e fundit, duke treguar një formë të shkëlqyer.

Në ndeshjet pas Ligës së Kampionëve kemi pasur më shumë vështirësi. Ndoshta kemi pasur një rënie të motivimit, ose një rënie mendore. Pikët  janë të rëndësishme dhe të gjitha ndeshjet kanë të njëjtin nivel të rëndësisë. Disa ndeshje tani duken më të rëndësishme, megjithatë në këtë pikë të sezonit asgjë nuk mund të jetë vendimtare.mauricio sarri

Parakalimi nga Interi? Unë shpresoj që të jetë një stimul i rëndësishëm që të kemi një ekip përpara, duhet të na japë një motivim më të madh. Ndërhyrje në merkato? Klubi do të vendosë nëse do të ndërhyjë, unë do të kem më shumë zgjidhje kur të kthehet Daglas Kosta dhe Ramsej.”, u shpreh Sarri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"