Fakti i çuditshëm, finalja për Premier League, shpërblehet më shumë se fituesi i Champions League

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2018 | 16:34

Fakti i çuditshëm, finalja për Premier League, shpërblehet më shumë se fituesi i Champions League

E gjithë bota po flet për finalen e Kievit, ku Reali i Madridit dhe Liverpuli do të diskutojnë trofeun e Champions League për sezonin 2017-2018, por ditën e sotme, luhet edhe një finale tjetër.

BPI_JT_Aston_Villa_v_Fulham_01203

Në Angli, mes Aston Vilës dhe Fulhem, luhet finalja e “play-off” në Championship, finale që do të përcaktojë edhe ekipin e tretë që do ngjitet këtë sezon në Premier League, pas Uolves dhe Cardif.

Por, ajo që bie më shumë në sy është fakti se shpërblimi për ngjitjen në Premier League, për secilën nga skuadrat që do e sigurojë, shkon në 170 milionë paund. Ndërkohë, nga ana tjetër, UEFA akordon vetëm 15 milionë euro për fituesin e finales, dhe 11 milionë euro për humbësin. Gjithsesi, nga një përllogaritje e përafërt, përfitimet përgjatë gjithë sezonit, për ekipin që ngre trofeun e Champions League, shkojnë deri në 100 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"