Fakt interesant/ Nga 1994 e në vazhdim trofeun e kanë ngritur vetëm trajnerë mbi 50 vjeç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2018 | 15:39

Fakt interesant/ Nga 1994 e në vazhdim trofeun e kanë ngritur vetëm trajnerë mbi 50 vjeç

Cili trajner do të arrij ta ngrejë Kupën e Botës këtë herë. Deshamp, Martinez, Sauthgejt dhe Daliç janë 4 kandidatët, por është shumë e vështirë të zgjedhësh, sepse shanset janë pothuajse të barabarta. Një fakt interesant është se nga viti 1994 deri më sot, Botërorin e kanë fituar vetë trajnerë mbi 50-vjeç. I vetmi trajner mbi 50 vjeç nga të katër është Daliç, 51-vjeç, tre trajnerët e tjerë janë nën 50.

hgghh

Tekniku i parë që e fitoi Kupën e Botës ishte 31-vjeçari Supiçi, nën drejtimin e Uruguait, më i riu fitues i të gjitha kohërave. Pas tij vjen Zagallo, me Brazilin në vitin 1970, në moshën 38 vjeç, ndërsa fituesi më i moshuar është 59-vjeçari Del Boske, me Spanjën në 2010-ën.

Ndërkohë, pas 44-vjeçarit Bekenbauer në edicionin e vitit 1990, Kupa e Botës është ngritur nga trajnerë që kanë qenë mbi 50 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"