Fakaj: Shqipëria, një hap mbrapa skocezëve në çdo dyluftim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 22:59

Fakaj: Shqipëria, një hap mbrapa skocezëve në çdo dyluftim

Ervin Fakaj, ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare thotë se kemi bërë një hap pas në krahasim me ndeshjen kundër Izraelit. “Jemi mbrapa në dyluftime dhe në shpejtësi. Sot mund të kishim marrë diçka më tepër, por Shqipëria është një hap mbrapa edhe në mendim edhe në shpejtësi.

fakaj

Në krahun e majtë kishte mbivendosje, por skocezët vepruan siç deshën. Dakord, patëm raste për të bërë disa gjëra më mirë sepse skocezët lanë hapësira. Kishte shumë konfuzion”, tha Fakaj për “Supersport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"