Fakaj: Po humbasim identitetin, Panuçi nuk i ka aftësitë për të na rikthyer dinjitoz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2018 | 18:19

Fakaj: Po humbasim identitetin, Panuçi nuk i ka aftësitë për të na rikthyer dinjitoz

Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Ervin Fakaj, komentoi humbjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës. I ftuar në emisionin “Kuq e Zi” në Supersport, Fakaj tregon se skuadra po humbet identitetin dhe situata është problematike.

Fakaj

“Nuk është se mua më shqetësojnë humbjet, por fakti se po humbasim identitetin dhe entuziazmin e krijuar. Mënyra se si po filozofohet loja është e gabuar. Ekipi është i çmobilizuar. Ajo që ndërtuam me shumë mund, po prishet. Skuadra po shpartallohet. Është situatë problematike.

E rëndësishme është që të kthejmë dinjitetin. Nuk kemi bërë lojë atraktive, nuk i kemi cilësitë. Ndonjëherë e sheh dhe me syrin e tifozëve dhe do futboll të bukur, por si kemi ato kualitete. Ne nuk duhet të testojmë. Duhet të bëhemi gati në shtator dhe të luajmë gjithmonë me më të mirët.

Nuk e kemi luksin të testojmë 10 lojtarë të rinj. Ai lojtari i ri që vjen duhet të jetë më i mirë se ai që është. Vetëm kemi humbur në çdo llojë drejtimi. Gjithë lojtarët nuk e kanë më besimin. Do vinë me mentalitet tjetër. Nuk do vijnë më me besimin që kishin më përpara”.

Duhet të vazhdojë Panuçi? Unë se kam besim që Panuçi e ka aftësinë për të na rikthyer dinjitoz. Kishim 4 mbrojtës të së njëjtës cilësi. Në një ndeshje më parë luajti me 3 sulmues me të njëjtat cilësi. Nuk e kam parë në kaq vite që dikush ta bënte ketë gjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"