Fakaj: Nuk kemi një dyshe në sulm që funksionon si Tare-Rraklli dikur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2021 | 23:30

Fakaj: Nuk kemi një dyshe në sulm që funksionon si Tare-Rraklli dikur…

Ervin Fakaj mendon se skuadra ende nuk ka një dyshe sulmi që funksionon në mënyrën e duhur.

fakaj

“Nuk shoh një dyshe në sulm që të funksionojë si duhet dhe të jetë si Tare-Rraklli, apo si Bogdani-Bushi dikur. Duhet pak “kimi” mes lojtarëve të sulmit. Unë këtë nuk e shoh sot te Shqipëria.

Dakord, të rëndësishme ishin tri pikët dhe jemi dakord, por po luanim me skuadrën më të dobët në planet, nuk kemi pse e komplikojmë kaq shumë.

Mendoj se në ndeshje të tilla nuk kemi as pse i përjetojmë me kaq shumë stres, duhet pak më tepër personalitet, duhet më shumë guxim dhe vetëbesim. Të them të vërtetën, mua kjo skuadër ende nuk ma jep këtë ndjesi, por ndoshta e kam gabim”, ka thënë ish-mbrojtësi i Kombëtares në “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"