Fajtor për grushtin e shtetit në Turqi, burgu mund të jetë fundi i pashmangshëm për ish-lojtarin e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 16:38

Fajtor për grushtin e shtetit në Turqi, burgu mund të jetë fundi i pashmangshëm për ish-lojtarin e Barcelonës

Duket se taleshat nuk kanë të sosur për ish-futbollistin e Barcelonës dhe Atletikos së Madridit, Arda Turan. Mesfushori para disa ditëve u bë pjesë e një incidenti që ndodhi në një klub nate në Turqi ku ai goditi një këngëtar të famshëm duke i thyer atij hundën. Por duket për ditë për Arda Turan dalin akuza të reja.

Arda-Turan-Barca-470x470

Së fundmi ai akuzohet se ka qenë pjesë e grupit islamik të Fetullah Gylen të cilët organizuan grushtin e dështuar të shtetit në Turqi. Së bashku me Turan akuzohen edhe disa lojtarë e ish-lojtarë në Turqi të cilët mendohen se kanë ndihmuar grupin e ashtuquajtur terrorist.

skysports-arda-turan-barcelona_3847253

Nëse këto akuza vërtetohen, atëherë burgu mund të jetë i pashmangshëm për futbollistin i cili rrezikon gjithashtu 12.5 vite heqje liri pas sulmit që i bëri këngëtarit Berkai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"