“Faji jonë për këtë situatë te Kukësi”, Gashi: Ka shumë kualitet, Partizani është për kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 22:20

“Faji jonë për këtë situatë te Kukësi”, Gashi: Ka shumë kualitet, Partizani është për kampion

Futbollisti i Kukësit, Albin Gashi, është i ftuar në studion e emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në “News 24”, duke u shprehur:

bandicam 2021-04-18 22-04-31-185

“Na vjen shumë keq, është faji jonë për këtë situatë. Do mundohemi të japim maksimumin në ndeshjet e fundit. Partizani është skuadër shumë e fortë. Ka lojtarë cilësorë. Edhe Teuta ka mbrojtje shumë të fortë. Bregu ka kualitet shumë të lartë. Mendoj që Partizani është për titullin kampion. Ka shumë kualitet. Për mendimin tim, Partizani është për kampion.Për ne, 1 pikë ndaj Tiranës, ishte shumë pak. Rasti i Ezesë nuk ishte offside. Në fund Agimi tregoi çfarë kualiteti ka”, u shpreh Gashi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"