“Fabrika” e 201 krosimeve zikaltër, por “Djalli” nuk mposhtet me kokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 22:39

“Fabrika” e 201 krosimeve zikaltër, por “Djalli” nuk mposhtet me kokë

Ajo mes Mauro Ikardit dhe Gonzalo Higuainit do të jetë sfida brenda sfidës në përballjen e së dielës. Dy argjentinasit shihen si pika referimi në ekipet përkatëse dhe gjasat që pikërisht ata të vendosin rezultatin janë të shumta. “El Pipita” ka prishur mallkimin e numrit 9 te kuqezinjtë, teksa Ikardi pas shtatë derbesh ku mbeti thatë, duket se ia ka marrë dorën “Djallit”. Shërbimi i skuadrave do të jetë faktori thelbësor në ndeshjen e secilit, sepse dy lojtarë klasi si argjentinasit janë të destinuar për mbrëmje të mëdha.

8b53faf3-a7d9-44d4-ac3f-9b48aea54a42

IDE LOJE — Megjithëse të ngjashëm fizikisht e teknikisht, Ikardi dhe Higuain shërbehen në mënyra të ndryshme nga shokët. Tetë javët e para të Serisë A tregojnë se secili nga sulmuesit vërtet ka shënuar, por ka qenë pjesë edhe dy sistemeve të ndryshme loje. Spaleti preferon lojën nga krahët me krosimet në zonë në kërkim të pykës, teksa kuqezinjtë mbajnë më shumë topin dhe tentojnë portën në mënyrë më vertikale.

KROSIME — Deri në këtë moment të Serisë A, asnjë ekip nuk ka krosuar më shumë sesa zikaltrit. Me 201 topa të hedhur në zonë, Interi lë pas Juventusin, që me 170 krosime mund të konsiderohet vite dritë larg. Milani ndodhet në vendin e shtatë të kësaj renditje me 121 pasime nga distanca, teksa ky sezon shënon edhe pikun e kësaj statistike për ekipin, që prej pesë vitesh nuk ndodhej në këtë kuotë. Gatuzo kërkon shkëmbimet e shpejta të topit, duke kërkuar sulmuesin në thellësi teksa tekniku mund të krenohet me një saktësi prej 88 për qind në pasimet e ekipit që drejton. Një tjetër variant janë goditjet nga jashtë zone, vlerë kjo ku banda e Spaletit çalon dukshëm, sepse godet nga larg, por portën s’e gjen kurrë.

134446589_14378330153151n

MBROJTJET — Përhapja e lojës ka rëndësinë e saj, por më shumë vlerë merr mënyra sesi një skuadër mbrohet. Në kampionat, kuqezinjtë pësojnë gol prej 13 takimesh radhazi, një seri negative e nisur në fundin e sezonit të kaluar. Një tjetër njollë te Milani kanë goditjet standarde, nga të cilat kanë pësuar dy gola deri në këtë pikë të sezonit. Asnjë ekip në Serinë A nuk është sjellë kaq keq, megjithatë kuqezinjtë mund të krenohen si ekipi që nuk “Sfidën e vendosin sulmuesit” Demetrio Albertini e di se rezultati i ndërqytetases së Milanos nuk mund të parashikohet, ndaj në një deklaratë për mediat ka vendosur të vërë bast për sulmuesit. “Rezultati i derbit nuk mund të parashikohet, por unë mendoj se përcaktues do të jenë sulmuesit. Milan-Inter është edhe një sfidë bomberash. Ikardi është fantastik, por unë shpresoj që vendimtar të rezultojë Higuain. Të gjithë presim një gol Albertini nga ‘Pipita’ dhe nëse është ai vendimtari, do të ishte akoma më bukur”. ka pësuar asnjë rrjetë me goditje me kokë këtë sezon. Njëkohësisht, së bashku me Juven e Napolin, Milani është gjithashtu ndër ekipet që ka pësuar më pak goditje drejt portës (79). Cilësitë mbrojtëse të kuqezinjve janë të mira, por mund të vihen në provë seriozisht nëse përballë kanë një skuadrilje fizike si ajo zikaltër. Edhe Spaleti mund të krenohet me mbrojtjen e tij, e cila në tetë javë kampionat ka lejuar vetëm 28 goditje në portën e mbrojtur nga Samir Handanoviç.

ZOTËRIM — Shumë të ndryshme, por po aq edhe të ngjashme milanezet, sidomos për sa i përket zotërimit të topit. Nëse Juventusi e mban sferën 61.9 për qind të ndeshjeve, zikaltrit renditen të dytët me 58.3 për qind. Podiumi mbyllet nga Roma, teksa Milan me 54.5 për qind është i katërti. Në derbi duhet pasur kujdes menaxhimi i topit, pasi aty lind mundësia për të goditur apo për t’u goditur. Ka shumë mundësi që ekipet të anulojnë njëratjetrën dhe spektakli të reduktohet, por kampionët e ekipeve përkatëse do të dinë të thyejnë rregullat dhe ta ngrënë sfidën në lartësinë e emrit “Derbi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"