Postuar: Shtator 8, 2018 | 13:50
Fabregas vazhdon të jetë “ëndrra” e Milanit, Leonardo po punon që ta sjellë…
Duket se Fabregas është një ëndërr ende e parealizuar për skuadrën e Milanit. Edhe pse drejtuesit e kuqezinjve janë ndërruar përsëri dëshira për të sjellë në “San Siro”, mesfushroi Sesk Fabregas është shumë e madhe.
Lojtari ka edhe këtë sezon kontratë me londinezët e Çelsit dhe në fund mund të vijë me parametra zero, por Leonardo duket se është i paduruar dhe kërkon që ta sjellë lojtarin që në merkaton e janarit në Milano. Braziliani me marrëdhëniet e mira që ka me drejtuesit e Çelsit po tenton që ta përfundojë këtë tratativë me sukses kundrejt një shumë simbolike.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"