Evra habit me deklaratën dhe zbulon prapaskenën: Sulmuesi u largua nga Junajtid për shkak të lidhjes me vajzën e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 11:33

Evra habit me deklaratën dhe zbulon prapaskenën: Sulmuesi u largua nga Junajtid për shkak të lidhjes me vajzën e trajnerit

Patris Evra ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një deklaratë të bërë së fundmi, në studiot e “Sky Sports”.

evra zaha

Ish-mbrojtësi francez, pas ndeshjes Junajtid-Kristal Palas, ka folur për Uilfrid Zaha, i cili u largua nga Junajtid para 5 viteve, për të kaluar pikërisht te kundërshtari i mbrëmshëm. Evra është shprehur se ai është një lojtar për një skuadër më të madhe se Kristal Palasi, duke shtuar më tej se nga “Djajtë e kuq” u largua për shkak të zërave se ishte në lidhje me vajzën e trajnerit,  David Mojes.

“Ne të gjithë e dimë se Zaha meriton një skuadër më të madhe se Kristal Palasi, me gjithë respektin për këta të fundit. Unë mendoj se ajo që shkatërroi karrierën e tij te Junajtid, ishte lidhja e vërtetë ose jo me vajzën e Mojesit. Mbaj mend që në ndeshjet para-sezonale ai po luante në ccdo ndeshje, pastaj kur filloi të qarkullojë lajmi për lidhjen me vajzën e trajnerit, ai rrinte jashtë loje dhe papritur u zhduk.”, u shpreh Evra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"