Evitohen masat te Kukësi, ja “dënimi” i Duros për ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 12:11

Evitohen masat te Kukësi, ja “dënimi” i Duros për ekipin

Drejtuesit e Kukësit i japin edhe një shans skuadrës pas humbjes së fundit ndaj Vllaznisë.

kukesiiii

Dje parashikohej një mbledhje e krerëve më të lartë të klubit me stafin dhe ekipin, por në momentet e fundit gjithçka është anuluar.

Skuadra ka vazhduar normalisht stërvitjen pas dy ditëve pushim. Trajneri Shpëtim Duro ka folur para skuadrës, duke kërkuar angazhim maksimal nga lojtarët dhe rikthim te fitorja në ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut.

“Dënimi” i vetëm për ekipin do të jetë që këtë javë trajneri do të aplikojë nga dy seanca në ditë. Rezultatet e fundit i kanë zhgënjyer të gjithë te Kukësi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"