VIDEO/ Momente paniku për mbrojtësin slloven, bie pa ndjenja në tokë pas një goditje të marrë në kokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 15:50

VIDEO/ Momente paniku për mbrojtësin slloven, bie pa ndjenja në tokë pas një goditje të marrë në kokë

Ditën e djeshme është zhvilluar ndeshja midis Uolves dhe Slovan Bratislava, e cila u mbyll me fitoren e vendasve 1-0, falë një goli nga Raul Jimenez në minutën e 92’.bajric-wolves-slovan-bratislava-europa-league_16dye7pfdylwu1b7o12hw9ti1p (1)

Ishte pikërisht sulmuesi Jimenez, i cili u bë protagonist i një episodi në minutën e 78’. Pas një krosimi të marrë nga krahu i djathtë, sulmuesi meksikan tentoi ta godiste topin me roveshatë, po nuk ia doli duke goditur kokën e mbrojtësit Kenan Bajriç.

Menjëherë ky i fundit, pas goditjes që mori në kokë, ra në tokë pa ndjenja. Ky moment ngjalli panik tek të gjithë të pranishmit aty, teksa Bajriç u trajtua nga mjekët në fushë për rreth 10 minuta, para se të dërgohej në spital. Lojtarit iu rikthye vetëdija, por ka tronditje të mëdha.

Për më shumë shikoni videon me momentin kur mbrojtësi pësoi dëmtimin:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"