“Everton është një klub special dhe me histori të mrekullueshme”, Lampard flet për herë të parë pas shkarkimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 12:16

“Everton është një klub special dhe me histori të mrekullueshme”, Lampard flet për herë të parë pas shkarkimit

Frenk Lampard u shkarkua disa ditë më parë nga pankina e Evertoni për shkak të rezultateve të dobëta të ekipit. Pas vendimit, ai ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në Instagram. Lampard ka shkruar se do të mbetet krenar për punën te Everton, sidomos sa i përket sezonit të kaluar ku skuadra ia doli të qëndronte në elitë vetëm javët e fundit.Collage Maker-27-Jan-2023-12.08-PM“Erdha te Everton në vitin e kaluar edhe pse dihej që ishte një situatë shumë e vështirë. Por, do të jem gjithmonë shumë krenar për punën dhe përfshirjen e të gjithëve atyre që kontribuan për ta mbajtur ekipin në Premier Ligë.

Dua të falenderoj të gjithë tifozët e Everton për mikpritjen ndaj meje, stafit dhe familjes sime. Është me të vërtetë një klub special, me zemër të madhe dhe histori të mrekullueshme.

Më vjen keq që nuk mundëm të arrinim më shumë së bashku. Dua t’i uroj çdo lojtari të Evertonit më të mirën në karrierë”, u shpreh Lampard.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"