Event i rëndësishëm, Shkodra pret turneun e boksit profesionist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2023 | 21:42

Event i rëndësishëm, Shkodra pret turneun e boksit profesionist

Boksi shqiptar është në përgatitjet e fundit në një prej eventeve më të rëndësishme profesioniste. Siç dihet më 22 janar në Shkodër do të ngjiten në ring disa prej boksierëve më të suksesshëm kuqezi, si Nelson Hysa, Arjon Kajoshi, Senad Drini dhe Xhulio Vrenozi, nën drejtimin e trajnerëve Zef Gjoni, Jetmir Kuçi dhe Lazarin Vila.

Rajku

Sportistët vijojnë përgatitjet e tyre intensive, për një prej aktiviteteve më të mëdha të dorezave profesioniste, aty ku do të zbarkojnë kundërshtarë nga Anglia, Bjellorusia apo Bosnjë-Hercegovina, për ta kthyer pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në një arenën duelesh. Në këtë turne, nuk do të mungojnë gjithashtu as duelet e boksit amator.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"