Evazion fiskal në Itali, Bogdanit i del emri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2018 | 14:38

Evazion fiskal në Itali, Bogdanit i del emri

Në Napoli ka nisur gjyqi që është pagëzuar me emrin “Fuorigioco”. Ky gjyq, akuzon rreth 100 persona të botës së futbollit, në Seria A dhe B , që akuzohen se kanë kryer evazion fiskal duke mos paguar taksat gjatë transferimeve.

ErjonBogdani

Mes tyre është shfaqur edhe emri i trajnerit tonë të kombëtares U19, Erion Bogdani. Sipas hetimeve dyshohet se transferimi i tij nga Kievo te Cezena nuk është i rregullt. Për këtë çështje hetohen menaxherët Aleksandro Moxhi dhe Marko Somela, si dhe ish presidenti Cezenës. Bogdani nuk figuron si i akuzuar por si përson që ka dijeni. Mes tij janë dhe emra të njohur si Odo, Imobile Laveci etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"