Europiani U18, Holanda e pamëshirshme me Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2017 | 17:29

Europiani U18, Holanda e pamëshirshme me Shqipërinë

Kampionati europian në basketboll për djem U18, Divizioni B, Grupi A ka nisur në mënyrën të keqe të mundshme për kombëtaren shqiptare. Në ndeshjen hapëse ndaj Holandës, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Mired Jani janë poshtëruar 55-110, ndeshje që u luajt në Talin të Estonisë.

Shqiperia U18

Kombëtarja jonë u dorëzua përballë bashkëmoshatarëve tulipanë që në gjysmën e periodës së parë ku ishin në disavantazh të 15 pikëve (5-20). Një mesatare e frikshme e tanëve në finalizim 1 pikë/minutë, ndërsa perioda e parë përfundoi me fitoren e thellë të rivalëve tanë 31-15.

Pa histori luhet edhe perioda e dytë, ku holandezët nuk kurseheshin në thellimin e rezultatit 17- 40, 19-49, 20-53, 25-60. Fundi i pjesës së parë, 63- 25 në favor të përfaqësueses “portokalli”, konfirmoi diferencat e mëdha mes dy kampeve.

Shqiperia u18 basketboll

Në vazhdim takimi ishte një formalitet, i dominuar në çdo sekondë nga holandezët, ndonëse e ulën paksa ritmin në periodën e tretë, por sërish e fituar Prej tyre 24- 18 dhe 23-12 ka qenë fundi i dhjetëminutëshit të fundit. Pikëshënuesi më i mirë i Shqipërisë ishte Edison Reshketa me vetëm 9 pikë të realizuara dhe 1 asist e topa në tabelë.

Shqiperia U 18 vs Hollande U18

Një start demoralizues me 55 pikë diferencë për kombëtaren e vogël, ku siç duket pritshmëritë janë për një verë të “nxehtë” kontinentale. Eliminatoret e Europianit vijojnë sot në mbrëmje orën 19:30 me përballjen ndaj Suedisë, që në ndeshjen e saj të parë në grup fitoi 85-69 ndaj Luksemburgut. Shqipëria është në grup me Holandën, Britaninë e Madhe, Suedinë, Luksemburgun dhe Republikën Çeke.

Renditja basketboll

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"