Europiani U-18, kuqezinjtë harrojnë të fitojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2017 | 15:34

Europiani U-18, kuqezinjtë harrojnë të fitojnë

Katër ndeshje dhe katër humbje për kombëtaren shqiptare në basketboll U-18 për djem, që nuk po arrin ende të dalë te fitorja në Europianin e kësaj grupmoshe. Në Talin të Estoninë po zhvillohen ndeshjet e Divizionit B, aty ku ndodhet edhe Shqipëria e trajnerit Mired Jani, që deri më tani ende nuk ka gjetur rrugën drejt fitores.

Shqiperia u18 basketboll

Kuqezinjtë janë në Grupin A dhe pas humbjeve me Holandën, Suedinë, Britaninë e Madhe dhe Luksemburgun, dje erdhi edhe humbja me përfaqësuesen e Republikës Çeke me rezultatin final 88-52. Kuqezinjtë rezistuan vetëm në periodën e parë duke e humbur me vetëm dy pikë diferencë (18-16), duke krijuar përshtypjen se ndoshta kjo do të ishte ndeshja e kthesës në këtë Europian. Por në fakt perioda e dytë rezervoi një tjetër panoramë.

Çekët morën shpejt nën administrim takimin duke udhëhequr e duke fituar edhe të dytën, kësaj here në epërsi 25-11. Tanët shokohen dhe kjo reflektohet me fillimin e pjesës së dytë ku e kanë thuajse të pamundur të rivalizojnë. Edhe kjo pjesë loje ka për fitues kundërshtarët që e mbyllin 21-19 dhe 24-16 periodën e fundit e krejt takimin e fitojnë 88-52.

Shqiperia U18 basketboll

Pikëshënuesi më i mirë i kuqezinjve ishte Dedolli me 15 pikë të realizuara, ndërsa lojtari më efektiv Nikolla Haruni me 9 pikë, 5 topa në tabelë dhe 1 asist. Shqipëria mban fundin e tabelës, ndërsa kreu ndahet mes bashkëmoshatarëve të Holandës dhe Suedisë. Ndeshja përmbyllëse në Grupin A do të luhet sot, në orën 12:45, kundër Britanisë së Madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"