Europiani U-16, Shqipëria e mbyll e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2017 | 14:03

Europiani U-16, Shqipëria e mbyll e fundit

Shqipëria në basketboll për vajza U-16 i mbyll me humbje ndeshjet e kampionatit europian, Divizioni B, Grupi D, turne i cili po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë. Ndaj Sllovakisë, kombëtarja e drejtuar nga trajneria Valbona Sako u mposht nga Sllovakia me rezultatin 48-68 duke i çuar në pesë serinë e humbjeve radhazi.

Basketboll femra

Shqipëria e nisi mbarë takimin duke e fituar 19-16, por kjo nuk mjaftoi pasi sllovaket u përgjigjën direkt në periodën e dytë 23-9. Rivalet fitojnë edhe periodën e tretë, ndërsa shqiptare u kthejnë reston në 10 minutat e fundit 13-10, por që nuk mjaftoi për shmangur humbjen e radhës në këto kualifikuese që nuk lanë aspak shenjë.

Shqiperia

Pikëshënuesja më e mirë e kombëtares kuqezi ishte Verri me 18 pikë të shënuara, ndërsa lojtarja me performancën më të mirë u shpall Bernada Rreshpja me 8 pikë, 7 topa në tabelë dhe 2 asiste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"