“Belgjikë-Holandë 2000″/ Franca mbretëron sërish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2016 | 17:20

“Belgjikë-Holandë 2000″/ Franca mbretëron sërish

Viti 2000 është i paharrueshëm. Nis shekulli i ri dhe UEFA për herë të parë i organizon finalet e një Evropiani në dy shtete njëkohësisht.

681003_w2Të zotët e shtëpisë, në këtë rast, janë Belgjika dhe Holanda, dy shtete të ndryshme, por me kulturë të afërt. Me një vend më pak në dispozicion, skuadrat e renditura të dytat në kualifikuese do të luajnë në “play-off”, ndërsa e dyta më e mirë e pret direkt biletën në finale.

Privilegjin e ka Portugalia, ndërsa Anglisë i duhet “playoff”- i për të shkuar në Vendet e Ulëta. Faza finale – Ajo që hap finalet është Belgjika, e cila mund Suedinë në Hejsel.

Në Grupin B ndodhen gjithashtu Italia me Turqinë. Të kaltrit u përgjigjen organizatorëve me një penallti bujare akorduar Inzagit, i cili e realizon vetë.

francewinNë ndeshjen e dytë është radha e Totit për të shkëlqyer. Goli i romanistit dhe Fiores mjaftojnë për ta kaluar Belgjikën dhe duke hipotekuar vendin e parë, i lejojnë vetes të bëjnë rotacion me Suedinë në ndeshjen e fundit.

Ndërkohë, surpriza Turqi e lë në shtëpi Belgjikën falë një dopiete të Hakan Shukurit. E mbyllin me pikë të plota grupin edhe Holanda, Portugalia. Ndërkohë Spanja zhgënjen me Norvegjinë, por i mjafton fitorja me Slloveninë dhe Jugosllavinë për të shkuar në çerekfinale.

Grupi A është grupi i surprizave. Portugalia e udhëhequr nga Figo mund Anglinë dhe Rumaninë, duke u kualifikuar më shpejt se parashikimet.

Në ndeshjen e fundit turpërojnë dhe Gjermaninë me tripletën e Konseisaos, duke i lënë kampionët në fuqi të fundit në grup.

Çerekfinalet – Portugalia e kalon lehtë rivalen e radhës Turqinë falë dopietës së Gomeshit. Nuk e ka të vështirë as Italia e Zofit, e cila kalon Rumaninë falë golave të Totit dhe Inzagit në pjesën e parë, ndërsa Haxhi në të dytën shfryn zemërimin duke e dërguar Konten në spital. Në ndeshjet e tjera Holanda dhuron spektakël me Jugosllavinë duke e mundur 6-1, ndërsa Zidan udhëheq Francën drejt gjysmëfinales pas fitores 2-1 me Spanjën.

Gjysmëfinalet – Pikërisht “gjelat”, janë ata që nisin gjysmëfinalet kundër Portugalisë. Nunjo Gomesh duket se do të vazhdojë ëndrrat e luzitanëve, por francezët barazojnë me Henrinë në pjesën e dytë, dhe Zidan shënon me penallti pas prekjes së topit me dorë nga Koinsesaos në minutën e 117-të të shtesës. Në modernin “Amsterdam Arena” favoritët e Holandës duhet të japin gjithçka me Italinë.

Zof lë Totin në stol, duke ia besuar organizmin Del Pieros. Bergkamp godet dhe shtyllën, ndërsa Zambrota del nga fusha pas dy të verdhash.

Nesta shkakton dhe penallti, por Toldo ndalon De Burin. Çuditërisht, Holanda ul ritmin në superioritet numerik, ndërsa Davids fiton një penallti tjetër. Por, heroi i italianëve tani bëhet shtylla. Fati është me ta, kur e çojnë ndeshjen deri te penalltitë.

Toldo do të presë dy penallti dhe ajo e humbur nga Zenden, mjaftoi për të shkuar në finalen e Roterdamit për herë të dytë në histori.

Finalja – Franca kampione bote luan finalen e dytë në dy vite. Por, italianët treguan gjatë turneut se nuk janë inferiorë.

Zof revolucionarizon sulmin, duke e nisur ashtu si mbylli gjysmëfinalen (me Delvekion dhe Totin në vend të Inzagit dhe Del Pieros).

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, Italia e nis më mirë të dytën duke shënuar me Delvekion. Hyn Del Piero, por në 2 raste nuk ndëshkon Bartezin. Franca i provon të gjitha, fillimisht hyn Trezege dhe më pas Viltord në vend të Piresit dhe Lizarazusë.

Duket gjithçka e përfunduar, por në minutën e katërt shtesë Montela që zëvendësoi Delvekion humbet topin dhe nis Francën në kundërsulmin e fundit të ndeshjes.

Topi largohet keq nga mbrojtja dhe sulmuesi i Bordosë vjen nga e djathta, duke lëshuar diagonalen që e çon finalen në shtesë. Italia shokohet, ndërsa zëvendësimet e Lemerrit ishin perfekte.

Dy minuta nga fundi i pjesës së parë të shtesës, Pires zbret nga e majta dhe krosimi i ulët gjen Trezegolin, i cili në rrotullim e sipër i dhuron Francës trofeun e dytë dhe e lë Italinë në lot.

Formacioni më i mirë, nuk dominon askush

Francës i takoi të kishte një futbollist më shumë në formacionin më të mirë të Evropianit, por gjeografia e shpërndarjes në “Euro 2000” ishte shumë e gjerë.

Në portë nuk mund të mungonte Françesko Toldo. Portieri i Italisë ishte heroi i kualifikimit të të kaltërve në finale. Ai priti penalltinë e De Burit gjatë kohës së rregullt në gjysmëfinalen me Holandën, por dhe 2 penallti të “tulipanëve” pas shtesës.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në mbrojtje. Dyshja e skuadrës së Dino Zofit, Paolo Maldini dhe Fabio Kanavaro, ishin të pakalueshëm gjatë finaleve.

Emblemat e Milanit dhe Juventusit udhëhoqën repartin më të fortë të finalistëve. Ndërkohë që pjesën tjetër të repartit e formuan djemtë e Lemerrit.

Kështu, Lilian Turam dhe Loren Blank do të udhëhiqnin kampionët e botës në titullin e parë të kontinentit në historinë e tyre, “Francë 1998”.

Ndërsa me eksperiencën e dy viteve më pas do të shndërroheshin në dy prej lojtarëve më të mirë në botë në rolet e tyre.

Mesfusha – Këtu nuk kishte si të mungonte Zinedin Zidan dhe Patrik Vieira. Lideri i Francës, pasi kishte udhëhequr kombëtaren në Kupën e Botës, do të ishte protagonist edhe në triumfin e “gjelave” në Evropianin e dy viteve më vonë. Ka një vend nderi edhe për Holandën në këtë repart.

Ai i takon motorit të mesfushës “tulipane”, Edgar Davids.

Portugalinë e udhëhoqën drejt çerekfinales yjet e saj, por i pazëvendësueshëm ishte Luis Figo. Në këtë vit, mesfushori luzitan do të përzgjidhej edhe si futbollisti më i mirë i kontinentit, ndërsa në verë do të bënte kalimin e madh nga Barcelona te rivalët e “Bernabeu”-t.

Sulmi – Forca goditëse nuk erdhi nga asnjëra prej finalisteve. Një vend në sulm i takoi Patrik Klaivertit. Lojtari i dytë holandez në përzgjedhjen e formacionit arriti të shpallej golashënues i kompeticionit me 5 golat e tij së bashku me Milosheviçin e Jugosllavisë.

Kurse njeriu që herë pas here vinte edhe nga stoli për t’u shndërruar në protagonistin e përfaqësueses italiane ishte Françesko Toti. Në stol ishin Bartez, Dezai, Nesta, F. de Bur, Rui Kosta, Albertini, Guardiola, Raul, Milosheviç, Nunjo Gomesh dhe Henri.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Turneu

Grupi A

Skuadra Nd. F B H G+ G- D P.
 Portugali 3 3 0 0 7 2 +5 9
 Rumani 3 1 1 1 4 4 0 4
 Angli 3 1 0 2 5 6 −1 3
 Gjermani 3 0 1 2 1 5 −4 1
12.06.2000
Gjermani  1–1  Rumani
Portugali  3–2  Angli
17.06.2000
Rumani  0–1  Portugali
Angli  1–0  Gjermani
20.06.2000
Angli 2–3 Rumani
Portugali  3–0 Gjermani 

Grupi B

Skuadra Nd. F B H G+ G- D P.
 Itali 3 3 0 0 6 2 +4 9
 Turqi 3 1 1 1 3 2 +1 4
 Belgjikë 3 1 0 2 2 5 −3 3
 Suedi 3 0 1 2 2 4 −2 1
10.06.2000
Belgjikë 2–1 Suedi
11.06.2000
Turqi 1–2 Itali
14.06.2000
Itali 2–0 Belgjikë
15.06.2000
Suedi 0–0 Turqi
19.06.2000
Turqi  2–0 Belgjikë
Itali 2–1 Suedi

Grupi C

Skuadra Nd. F B H G+ G- D P.
 Spanjë 3 2 0 1 6 5 +1 6
 Jugosllavi 3 1 1 1 7 7 0 4
 Norvegji 3 1 1 1 1 1 0 4
 Slloveni 3 0 2 1 4 5 −1 2
13.06.2000
Spanjë 0–1 Norvegji
Jugosllavi  3–3 Slloveni
18.06.2000
Slloveni 1–2 Spanjë
Norvegji  0–1 Jugosllavi
21.06.2000
Jugosllavi  3–4 Spanjë
Slloveni 0–0 Norvegji

Grupi D

Skuadra Nd. F B H G+ G- D P.
 Holandë 3 3 0 0 7 2 +5 9
 Francë 3 2 0 1 7 4 +3 6
 Republika Ceke 3 1 0 2 3 3 0 3
 Danimarkë 3 0 0 3 0 8 −8 0
11.06.2000
Francë  3–0 Danimarkë
Holandë  1–0 Republika Ceke
16.06.2000
Republika Ceke 1–2 Francë
Danimarkë  0–3 Holandë
21.06.2000
Danimarkë 0–2 Republika Ceke
Francë 2–3 Holandë

Faza me eliminim direkt

Cerekfinale Gjysmëfinale Finale
25.06 – Bryzh
  Spanjë  1
28.06 – Bruksel
  Francë  2
  Francë   (pksh)  2
24.06 – Amsterdam
  Portugali   1
  Turqi  0
02.07 – Roterdam
  Portugali   2
  Francë    (pksh)  2
24.06 – Bruksel
  Itali  1
  Itali  2
29.06 – Amsterdam
  Rumani  0
  Itali (pen.)  0 (3)
25.06 – Roterdam
  Holandë  0 (1)
  Holandë  6
  Jugosllavi  1

Cerekfinale

24.06.2000
18:00
Turqi  0–2 Portugali 
Nuno Gomes Goal 44′56′
 

24.06.2000
20:45
Itali  2–0  Rumani
Totti Goal 33′
Inzaghi Goal 43′
 

25.06.2000
18:00
Holandë 6–1 Jugosllavi
Kluivert Goal 24′38′54′
Govedarica Goal 51′ (ag.)
Overmars Goal 78′90+1′
Milošević Goal 90+2′
 

25.06.2000
20:45
Spanjë 1–2 Francë
Mendieta Goal 38′ (pen.) Zidane Goal 32′
Djorkaeff Goal 44′
 

Gjysmefinale

28.06.2000
20:45
Francë 2–1 (pksh) Portugali 
Henry Goal 51′
Zidane Golden goal 117′  (pen.)
Nuno Gomes Goal 19′
 

Finalja

02.07.2000
20:00
Francë 2–1 (pksh)  Itali
Wiltord Goal 90+3′
Trezeguet Golden goal 103′
Delvecchio Goal 55′
 

Statistika

Golashënuesit
5 gola
4 gola
3 gola
2 gola
1 gol
Autogol

Penalltitë

Të shënuara

Të humbura

Çmimet

Skuadra e turneut UEFA
Portierë Mbrojtës Mesfushorë Sulmues
France Fabien Barthez
Italy Francesco Toldo
France Laurent Blanc
France Marcel Desailly
France Lilian Thuram
Italy Fabio Cannavaro
Italy Paolo Maldini
Italy Alessandro Nesta
Netherlands Frank de Boer
France Patrick Vieira
France Zinedine Zidane
Italy Demetrio Albertini
Netherlands Edgar Davids
Portugal Rui Costa
Portugal Luís Figo
Spain Pep Guardiola
France Thierry Henry
Italy Francesco Totti
Netherlands Patrick Kluivert
Portugal Nuno Gomes
Serbia and Montenegro Savo Milošević
Spain Raúl
Këpuca e Artë

Lojtari i turneut UEFA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"