Europë dhe shpërblim, ja për çfarë luhet finalja e Kupës së Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2019 | 15:12

Europë dhe shpërblim, ja për çfarë luhet finalja e Kupës së Shqipërisë

Skuadra që do të fitojë Kupën e Shqipërisë sot në mbrëmje nuk do të marrë vetëm trofeun. Skuadra fituese, veç Kupës së Shqipërisë do të fusë në xhep edhe 5 milionë lekë shpërblim nga ana e FSHF-së, si dhe 10 mijë euro para nga e drejta televizive.

KUPA

Po kështu, skuadra fituese do të luajë në Europa League, çka do të thotë 200 mijë euro të sigurta për sezonin tjetër. gjithsesi, vetëm pas 90-minutëshit të sotëm do të marrim vesh cila prej skuadrave do të gëzojë, Tirana që ka fituar 16 herë Kupën apo Kukësi me trofeun e vetëm këtë kompeticion dhe dy finale të humbura.

LICENCA E TIRANËS – Tirana me të gjitha gjasat nuk do të licencohet në Europë, edhe pse më 2 qershor, nëse fiton Kupën e Shqipërisë, mund të fitojë të drejtën për të luajtur në Europa League. Lajmet nga Komisioni i Licencimeve në FSHF nuk janë të mira dhe Tirana së bashku me Flamurtarin, Luftëtarin dhe Kastriotin nuk do të kenë shansin për të treguar veten në Europë. Bardheblutë dihet që kanë ngelur në raundin e parë të licencimeve. Klubi bardheblu ka apeluar vendimin dhe shpresonte në një rikthim në Europë. Gjithsesi, edhe apelimi i bardhebluve nuk është se ka sjellë atë që pritej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"