EUROPA LIGË/ Atalanta e Gjimshitit luan ndeshjen e sezonit, Barcelona në kërkim të gjysmëfinales. Ja sfidat e mbrëmjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2022 | 14:29

EUROPA LIGË/ Atalanta e Gjimshitit luan ndeshjen e sezonit, Barcelona në kërkim të gjysmëfinales. Ja sfidat e mbrëmjes

Sot, Europa Ligë zhvillon aktin e fundit çerekfinal me katër sfida interesante.

EUROPA LIGE

Në orën 18:45, Atalanta luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit ditën e sotme përballë Lajpcigut në çerekfinalen e dytë të Europa Ligës.

Skuadra e Gasperinit ka prezantuar listën e lojtarëve të grumbulluar me mbrojtësin shqiptar, Berat Gjimshiti.

Gjimshiti rikthehet kështu pas një dëmtimi të pësuar në shpatull në ndeshjen e parë çerekfinale ku u detyrua ta linte fushën e lojës.

Një rikthim ky shumë i rëndësishëm për skuadrën bergamaske.

Në orën 21:00 do të luhen tre sfida, me Barcelonën që do të presë në stadiumin “Camp Nou” ekipin e Frankfurtit, ku katalanasit duan gjysmëfinalen pas barazimit 1-1 në duelin e parë.

Takimet e tjera janë: Lion-Uest Hem dhe Rejnxhërs-Braga.

NDESHJET E MBRËMJES SË SOTME NË UEFA EUROPA LIGË –

eu

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"