Europa Liga/ Short “Zonjash”, Nedved: Do të jetë një Juventus tjetër!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2022 | 14:22

Europa Liga/ Short “Zonjash”, Nedved: Do të jetë një Juventus tjetër!

Të gjitha skuadrat e mbetura në luftë për Eu ropën njohën dje rivalet për turet e radhës. Në Ligën e Europës, më konkretisht në shortin e hedhur për “play off”- et, që vinin përballë 8 ekipet e ardhura nga Champions-i me 8 vendet e dytë të turnet, ka parë që goglat të jenë shumë fatlumë për Juventusin, i cili do të ndeshet me francezët e Nantës, një skuadër që në Ligën 1 po has shumë vështirësi.

NEDVED

Ndërkohë, frika e një përplasje “big” është bërë realitet, duke qenë se Barcelona ka peshkuar Mançester Junajtidin dhe kjo bën që një prej dy skuadrave historike dhe favoriteve të mundshme për trofeun e Ligës së Europës të skualifikohet shumë shpejt. Ndërkohë edhe Roma do të ketë një përballje shumë të vështirë me austriakët e Salcburgut, ndërsa sfidat e tjera që do të luhen mes datave 16 dhe 23 shkurt.

Prezent në Nion për shortin ishte zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, i cili më shumë se sa për duelin me francezët pret me padurim pauzën e Botërorit, me shpresën se ajo do të jetë kura më e mirë për të rikthyer totalisht në shina “Zonjën e Vjetër” dhe për të bërë një fazë të dytë mes Serisë A dhe Ligës së Europës, të denjë për historinë e klubit bardhezi.

Pavel, besoj jeni i kënaqur nga shorti i Ligës së Europës?

Janë 1/16-at e turneut dhe pa dyshim që pengesat për të arritur deri në fund do të jenë të ndryshme për ne dhe për këdo. Gjithsesi, fokusi ynë do të jetë kampionati deri më 16 shkurt, sepse deri në pritje të duelit me Nantën duam që të kemi rikuperuar ADN-në tonë dhe për ta nisur vitin e ri me hapin e duhur. Ka ardhur koha që të sistemojmë gjërat siç duhet dhe shpresoj që kështu do të ndodhë.

Fitorja me Interin konfirmoi se Juvja është në rritje, apo jo?

Le të themi se kemi bërë gjëra të rëndësishme në ndeshjet e fundit në kampionat dhe mbi të gjitha nuk kemi pësuar gol. Gjithsesi, derisa të shoh infermierinë e zbrazur nuk do të jem aspak i qetë, pasi lojtarët që kemi jashtë janë nga ata që dinë të bëjnë diferencën në mënyrë të frikshme.

Në pritje të tyre, ndërkohë kanë shpërthyer të rinj interesantë…

Për ta ishte një këmishë force në disa raste, pasi kanë luajtur shumë minuta, pa qenë ndoshta ende gati për të tilla përgjegjësi, por e vërteta është që na kanë mahnitur. Kemi gjetur lojtarë të rinj të gatshëm për të qenë pjesë e rëndësishme e së ardhmes së këtij Juventusi, por natyrisht që na mungojnë edhe kampionët si Pogba, Kieza e Di Maria, që nëse janë në formën e tyre mund të bëjnë diferenca të mëdha. Prandaj shpresoj që pauza të jetë e bekuar për ne juventinët.

Mund ta themi se deri tani blerja më e goditur dhe më surprizuese është ajo e Kostiçit?

Mund të surprizoheni ju, por unë jo, pasi e dinim që po merrnin një lojtarë në moshën e duhur, të prekur për të tilla nivele. Sigurisht që në fillim vuajti vështirësitë e modulit dhe të kampionatit, sepse Seria A është më taktike se Bundesliga. Por ne e ndryshuam modulin edhe për ta vënë më në kushte Kostiçin dhe me 3-5-2 jo vetëm ai, por e gjithë skuadra duket se është në habitatin e saj më të mirë.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"