EUROPA LIGA/ Napoli ndaj Leistërit vetëm për kualifikimin, mësoni sfidat e fundit të fazës së grupeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2021 | 14:06


EUROPA LIGA/ Napoli ndaj Leistërit vetëm për kualifikimin, mësoni sfidat e fundit të fazës së grupeve

Sot, Europa Liga do të përmbyllë ndeshjet e saj të fazës së grupeve.

EUROPA LIGE

Në orën 18:45 do të zhvillohen 8 ndeshje, ku vëmendja kryesore do të jetë për sfidën Napoli-Leister, një takim ku për të dyja ekipet vlejnë tre pikët për tu kualifikuar.

E njëjta gjë vlen edhe për Legian e lojtarëve shqiptarë ku janë me të njëjtin grup me Napolin dhe Leisterin, ku kërkojnë me çdo kusht kalimin për më tej. Sfidat e tjera janë: Antuerp-Olimpiakos, Fenerbahçe-Frankfurt. Lion-Rejnxhërs, Real Sociedad-PSV, Sparta Pragë-Brondbi dhe Shturm Graz-Monako.

Në orën 21:00 do të luhen 8 ndeshjet e tjera, ku Lacio përballet për statistikë me Gallatasarajin pasi të dyja ekipet janë të kualifikuara, Marseja dhe Lokomotiv Moska luajnë për hyrjen në Ligën e Konferencës.

Ndeshjet e tjera janë: Braga-Crvena Zvezda,Sëlltik-Betis, Ferencvarosh-Bajer Leverkuzen, Genk-Rapid Viena, Ludogorets-Midytland, Uest Hem-Dinamo Zagreb.

NDESHJET E MBRËMJES SË SOTME NË EUROPA LIGË –

LIG

PANORAMASPORT.AL