EUROPA LEAGUE/ Përfundojnë 2 sfidat e para, skuadrat mike bëjnë ligjin në transfertë. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2022 | 20:45

EUROPA LEAGUE/ Përfundojnë 2 sfidat e para, skuadrat mike bëjnë ligjin në transfertë. Ja rezultatet

U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e para të vlefshme për raundin e 1/8-ave të Ligës së Europës. Dy skuadrat udhëtuese arritën të triumfonin në këtë akt të parë, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës tjetër. Gjermanët e Ajntrakt Frankurt dhe francezët e Lionit, vendosën diktatin në duelet ndaj Betisit dhe Portos, duke surprizuar.

Paketa

Lioni arriti të triumfonte me rezultatin 0-1 ndaj Portos, falë golit të shënuar nga ish-mesfushori i Milanit, Paketa, i cili tundi rrjetën në minutën e 59-të.

Ndërkohë në sfidën tjetër, Ajntrakt Frankurt, iu fal golave të Kostiç dhe Kamadës në minutat 14 dhe 32 përballë Betisit ndërkohë që golin e vetëm për spanjollët e shënoi Fekir në minutën e 30-të. Sfidat e kthimit do të luhen javën e ardhshme.

EUROPA LEAGUE- 1/8 e finaleve ndeshjet e vajtjes
Porto-Lion 0-1
Shënues:
 Paketa 59’

Betis-Ajntrakt Frankfurt 1-2
Shënues:
 Fekir 30’ / Kostiç 14’, Kamada 32’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"