Europa League/ Milanit i mjafton Higuaini ndaj “amatorëve”, Arsenali poker. Agolli ndjek humbjen nga stoli

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 20, 2018 | 23:08

Europa League/ Milanit i mjafton Higuaini ndaj “amatorëve”, Arsenali poker. Agolli ndjek humbjen nga stoli

U mbyllën sfidat e orës 21:00 në mbrëmjen e sotme në Europa League. Këto ishin edhe sfidat e para, në këtë natë që ngriti siparin edhe për këtë edicion në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian për klube.

europa league

Milani iu fal vetëm një goli të Higuain në pjesën e dytë, ndaj “amatorëve” të ekipit luksemburgas, Dudelanzh. Arsenali fitoi bindshëm në shtëpi, me shifrat 4-2 ndaj ukrainasve të Vorskla Poltavas.

milann

Në sfidat e tjera, Dinamo e Zagrebit mundi pastër, me rezultatin 4-1, ekipin e Fenerbahçes, ndërkohë që Karabaku humbi në fushën e portugezëve të Sportingut, me shifrat 2-0, dhe Agolli e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli. Më poshtë, rezultatet e mbrëmjes së sotme.

 

REZULTATET

LIVE | Dudelanzh-Milan 0-1

LIVE | Arsenal-Vorskla Poltava 4-2

LIVE | AEK Larnaka-Zyrih  0-1

LIVE | Seltik-Rosenborg  1-0

LIVE | D.Zagreb-Fenerbahçe 4-1

LIVE | Kopenhagen-Zenit 1-1

LIVE | Ludogorets-Leverkusen 2-3

LIVE | Olimpiakos-Betis  0-0

LIVE | Lajpcig-Salzburg 2-3

LIVE | Slavia Pragë-Bordo 1-0

LIVE | Sporting-Karabak 2-0

LIVE | Trnava-Anderleht 1-0






www.minuta90.com