“Euro Liga” imagjinare, Barça dhe Reali do të ishin në krizë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 11:59

“Euro Liga” imagjinare, Barça dhe Reali do të ishin në krizë

Reali i Madridit dhe Barcelona janë mësuar që të qëndrojnë shpesh në krye të klasifikimit të La Ligës dhe me shumë mundësi kështu do të jetë deri në fund.

zidane-valverde-cropped_90zk7fir04ru1nasxfp4ybwzi

Dy ekipet gjigante në Spanjë kanë ndarë me njëra-tjetrën 16 nga 20 titujt e fundit në futbollin spanjoll me përjashtim të 4 sezoneve ku triumfuan Deportivo La Korunja, Valencia (2 herë) dhe Atletiko e Madridit. Barcelona për momentin është në krye të La Ligës me 22 pikë pas 11 ndeshjesh të luajtura.

Katalanasit kanë lënë pikë rrugës më shumë sesa pritej dhe për këtë fakt nëse bëhet një renditje imagjinare me skuadrat e kampionateve kryesore, do të ishte në vendin e 8-të. Edhe Reali i Madridit do të ishte vetëm një vend pas Barcelonës dhe kjo do të thotë se kampionati spanjoll ka humbur shkëlqimin dhe forcën. Ose ekipet kryesore janë në krizë, ose të tjerat janë forcuar dhe kanë shumë merita në ndalesën e të tjerave.

Renditja

TË PAMPOSHTURIT – Liverpuli dhe Juventusi janë dy ekipet që ende nuk kanë pësuar humbje në këtë sezon. Anglezët do të renditeshin në vendin e parë me 31 pikë në këtë renditje të “Euro Ligës” imagjinare dhe në podium do të ishin Juventusi bashkë me Interin. Në vendin e katërt do të renditej skuadra e PSG-së, ndërsa në vendin e pestë Mançester Siti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"