“EURO 2024″/ Shqipëria mëson kundështarët në kualifikuese! Kuqezinjtë rigjejnë sërish Levandovskin, ja grupi i plotë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2022 | 14:47

“EURO 2024″/ Shqipëria mëson kundështarët në kualifikuese! Kuqezinjtë rigjejnë sërish Levandovskin, ja grupi i plotë

Shqipëria ka mësuar kundërshtarët e saj të Grupit E në fushatën kualifikuese të “EURO 2024”, e cila do të mbahet në Gjermani.

bandicam 2022-10-09 12-35-09-331

Në vazon e parë, kuqezinjtë kanë gjetur sërish Poloninë, përfaqësuese të cilët e patëm edhe në kualifikueset e Botërorit të Katarit.

Në vazon e dytë, ishte Republika Çeke ajo që do të ketë përballë kuqezinjtë.

Nga vazo e katërt nga goglat e hedhura në Frankfurt të Gjermanisë janë dhe Ishujt Faroe, ndërsa në vazon e pestë është peshkuar edhe Moldavia.

Vlen të theksohet se Shqipëria do të jetë në një grup me 5 skuadra.

GRUPI E:

POLONI

REPUBLIKA ÇEKE

SHQIPËRIA

ISHUJT FAROE

MOLDAVIA

310998129_797570254689317_8996935767881472875_n

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"