“Euro 2020”, UEFA befason me stadiumet. Ja çfarë duhet të dini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 13:41

“Euro 2020”, UEFA befason me stadiumet. Ja çfarë duhet të dini

Europiani i vitit 2016 ishte i pari me 24 skuadra. Vera e 2016-ës ishte e paharrueshme për shumë tifozë shqiptarë, të cilët për herë të parë ndoqën në një kompeticion kaq madhor skuadrën e tyre të Shqipërisë. Por, për shumë të tjerë ishte diçka e pazakontë të shihje aq shumë skuadra. Por, ajo që pritet të ndodhë në Euro 2020 do të jetë akoma më e pazakontë. 24 skuadra, nga të cilat 12 do të kualifikohen nga Liga e Kombeve dhe më pas kualifikueset direkt për në Europian.

UEFA

Ky miksim ka bërë konfuzë shumë tifozë, të cilët ende nuk po kuptojnë se si do të funksionojë kjo skemë. Më 2 dhjetor në orën 12.00 do të hidhet edhe shorti në Dublin. Nga shtatë vazo do të jenë pesë skuadra në pesë grupe do të mësojnë kundërshtarët e tyre. Gjithçka do të nisë me pritësit e Europianit, të cilët për herë të parë nuk do të kualifikohen automatikisht. Kjo sepse këtë herë do të jenë plot 12 shtete që do të presin ndeshjet në vendin e tyre.

Gjermania, Azerbajxhani, Danimarka, Anglia, Hungaria, Italia, Holanda, Irlanda, Rumania, Rusia, Skocia dhe Spanja janë caktuar nga UEFA për të qenë vendet organizatore. Ndërkohë, 10 shtete të tjera si Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia, Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia janë përcaktuar si vende me rrezik të madh për të mos zhvilluar asnjë ndeshje. Kjo për arsye se moti është tepër i ftohtë në dimër dhe jep garanci për të zhvilluar një ndeshje futbolli. UEFA nuk kërkon kurrsesi të anulojë një takim, për këtë arsye do të mendohet mirë për të përcaktuar se kush do ta fitojë të drejtën përveç 12 shteteve të para, të cilët janë pothuajse të konfirmuar.

KALENDARI I NGJESHUR Tani teksa ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve po luhen në shtete të ndryshme, UEFA ka planifikuar edhe çiftet që nuk mund të luajnë së bashku për arsye politike. Kjo për të shmangur ndonjë incident të mundshëm në stadiume. Shorti nuk do të vërë përballë çifte si Spanjë-Gjibraltar, Azerbajxhan-Armeni, RusiUkrainë dhe Kosovë-Serbi.

Kujtojmë incidentet e ndodhura në ndeshjen Serbi-Shqipëri në tetor të vitit 2014 ku tifozët serb hyjnë në fushë, duke çuar në ndërprerjen e ndeshjes. Shqipëria më pas arriti të fitonte ndeshjen në tavolinë me të drejtë, duke parë edhe kronologjinë e ngjarjeve në natën e tetorit të 2014-ës, ku jeta e lojtarëve u rrezikua shumë. Për të rikthyer te ndeshjet kualifikuese, disa prej skuadrave luajnë ende për t’u renditur në një pozicion të favorshëm në grupet e tyre. Edhe pse pjesa më e madhe e tyre tani kanë vendosur fatin e tyre falë rezultateve në ndeshjet e luajtura deri më tani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"