“Euro 2016”/ Ja katër futbollistët e përjashtuar nga De Biazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2016 | 21:31

“Euro 2016”/ Ja katër futbollistët e përjashtuar nga De Biazi

UPDATE/ Milot Rashica, Amir Rrahmani, Herolind Shala dhe Berat Gjimshiti janë katër futbollistët që nuk do të jënë pjesë e Kombëtares në finalet e Europianit “Francë 2016”.

13343024_1003254986451732_6234798107378079543_nVendimi u publikua mbrëmjen e së martës, pas një mbledhjeje që trajneri Xhani De Biazi zhvilloi me lojtarët dhe stafin në ambientet e hotelit në të cilin Kombëtarja është akomoduar në Austri.

Mesfushori Rashica u provua të dielën në miqësore me Katarin, por me sa duket loja e tij nuk e bindi trajnerin italian për ta pasur mes 23 lojtarëve në Francë.

Ndërsa Rrahmani dhe Gjimshiti ishin në pikëpyetje për mos të qenë pjesë e lojtarëve të përzgjedhur para publikimit të listës zyrtare.

Dy mbrojtësit kanë pasur konkurrencë të fortë në grup. Rrahmani edhe pse vjen pas një sezoni të shkëlqyer në Kroaci, duke qënë i përzgjedhur në formacionin e vitit, nuk mundi të fitojë besimin e trajnerit, ndërsa Gjimshiti nuk u aktivizua as në miqësoren e fundit. Ai vjen pas një sezoni me shumë pak aktivizime të Atalanta.

Ndryshe ndodhi me mesfushorin Shala që u aktivizua në miqësoren e fundit. Edhe pse është provuar nga De Biazi në ndeshje testuese, ai nuk mundi të ishte pjesë e grupit të kuqezinjve që do të udhëtojnë në Francë.

Lista e futbollistëve që shkojnë në Francë:

1. Etrit Berisha

2. Orges Shehi

3. Alban Hoxha

4. Elseid Hysaj

5. Lorik Cana

6. Arlind Ajeti

7. Mërgim Mavraj

8. Naser Aliji

9. Armir Lenjani

10. Ansi Agolli

11. Frederik Veseli

12. Andi Lila

13. MIgjen Basha

14. Ledian Memushaj

15. Burim Kukeli

16. Taulant Xhaka

17. Ergys Kaçe

18. Armir Abrashi

19. Odise Roshi

20. Bekim Bala

21. Shkëlzen Gashi

22. Sokol Cikalleshi

23. Armando Sadiku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"