“EURO 2016 ishte si dita e parë e shkollës, keqardhje që morëm 3 pikë sa Portugalia”, De Biazi: Ja përse nuk i ftova Rashicën dhe Rrahmanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2020 | 23:33

“EURO 2016 ishte si dita e parë e shkollës, keqardhje që morëm 3 pikë sa Portugalia”, De Biazi: Ja përse nuk i ftova Rashicën dhe Rrahmanin

Ish-trajneri i Shqipërisë Xhani De Biazi u ndal sërish për të folur për eksperiencën e paharrueshme me kombëtaren e Shqipërisë në EURO 2016, por gjithashtu vlerësoi me nota pozitive dhe Kosovën.

xhani de biazi

Në një intervistë për “Klan Kosova”, tekniku italian rrëfen se pjesëmarrja në kampionatin europian të Francës përpara 4 viteve u përjetua nga ai dhe skuadra kuqezi si “dita e parë e shkollës”. Ai shtoi se ndien keqardhje për ndeshjen e humbur me Zvicrën në fazën e grupeve me rezultatin 1-0, e cila erdhi për shkak të një gabimi të skuadrës sonë.

I pyetur se përse nuk grumbulloi për EURO 2016 dy lojtarët e rëndësishëm të Kosovës Milot Rashicën dhe Amir Rrahmanin, De Biazi theksoi se të dy lojtarët e “Dardanëve” nuk kishin arritur në nivelin që janë sot.

“Pjesëmarrja historike e Shqipërisë në EURO 2016 – Ende më duket si një ëndërr. Ishte një eksperiencë e bukur, megjithëse ishte frika nga sulmet e mundshme terroriste. E kemi jetuar njësoj sikur të ishte dita e parë e shkollës.  Kur ke pritshmëri të mëdha, ndien dhe frikë.

shqiperia euro 2016

Pengu i vetëm – I vetmi peng që kam Është ndeshja me Zvicrën që humbëm për shkak të një gabimi nga ana jonë. Ishim një skuadër që nuk kishim se çfarë të humbasnin. Ishim një skuadër që grumbulluam pikë aq sa Portugalia.

Futbollistet e Kombetares ne Europian

Kosova – Nuk mban shumë presion në kokë. Ka shumë kualitete në fazën ofensive, dhe në mbrojtje ka cilëssi. Nuk mngojnë as zëvendësimet nga stoli, që për mua janë një faktor kyç në lojë.

kosova-faroe-futboll-354184555-561x396

Rashica dhe Rrahmani nuk i grumbulloi për EURO 2016 – Atë kohë nuk ishin lojtarët që janë sot”, përfundoi ish-trajneri i Shqipërisë Xhani De Biazi.
wp-1472995308919
Herolind Shala, Milot Rashica dhe Amir Rrahmani kur luanin për Shqipërinë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"