“Angli 1996″/ Gjermania sundon Evropën

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Qershor 2, 2016 | 22:39

“Angli 1996″/ Gjermania sundon Evropën

Anglia mirëpriste Evropianin e vitit 1996 dhe për tifozët vendës, dukej sikur ishte fakt i kryer që kombëtarja e tyre do triumfonte.

germanywinMadje, edhe parulla e kompeticionit ishte “futbolli kthehet në shtëpi”, një nënkuptim i dyfishtë. Në fillim për faktin se ata cilësohen si shpikësit e këtij sporti dhe, nga ana tjetër, për besimin e madh që kishin te forca e skuadrës.

Por, në fakt ishte Gjermania ajo që e ngriti trofeun në stadiumin mitik “Uembli”, ndërsa Anglia eliminohej në gjysmëfinale nëpërmjet penalltive.

Struktura e Evropianit ndryshoi në edicionin e 1996-ës dhe u dyfishua numri i skuadrave që lejoheshin të kualifikoheshin, nga 8 në 16-të. Kjo dhuroi akoma më shumë emocione, ndërsa ndeshjet u zhvilluan në raundin e parë në fazë në grupe, ndërsa më pas ishin çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja.

681018_w2Surprizat – Anglia, Gjermania, Holanda apo edhe Danimarka ishin cilësuar si ekipet favorite për të triumfuar. Por, nuk munguan as rezultatet e papritura. Kampionët në fuqi të Evropës, danezët, nuk ia dolën që të kalojnë fazën në grupe.

Ata u renditën në vendin e tretë, pas Portugalisë dhe Kroacisë, duke u kthyer në shtëpi para kohe. Një tjetër skuadër prestigjioze që nuk ia doli mbanë ishte Italia.

Ekipi i Arrigo Sakit pati një fat të keq, ndërkohë që tifozët e kaltër nuk mund ta harrojnë lehtë Vladimir Smiçerin.

Në ndeshjet e fundit të fazës në grupe, Italia dhe Çekia shkonin në kuotë të barabartë pikërisht, por me çekët që kishin golavarazh më të mirë.

“Axurrët” nuk arritën të marrin më shumë se një barazim pa gola ndaj një rivali tepër të fortë si Gjermania, ndërkohë që çekët rrezikuan eliminimin ndaj Rusisë. Këta të fundit kaluan në avantazh 3-2 në minutën e 85-të, por vetëm dy minuta para fundit të ndeshjes Smiçer shënoi golin e barazimit, i cili dërgoi në shtëpi italianët.

Nga ana tjetër, Holanda mezi arriti të sigurojë vazhdimësinë, kur humbja 1-4 ndaj Anglisë në ndeshjen e fundit mund të kishte qenë fatale. Por, Skocia nuk arriti të fitojë më shumë se 1-0 dhe u vulos prej ndeshjes direkte, çka u solli eliminimin këtyre të fundit.

Çerekfinalet – Në katër ndeshje të këtij raundi, dy prej tyre u vulosën prej gjuajtjeve të penalltive. Spanja dhe Anglia e mbyllën në barazim pa gola si kohën e rregullt, ashtu edhe shtesën.

Nga pika e bardhë, iberikët gabuan dy herë, me anë të Hierros dhe Nadalit, ndërsa vendësit u treguan të saktë në të gjitha goditjet, duke siguruar kështu “biletën” për në gjysmëfinale. Franca dhe Holanda e vulosën fatin nga penalltitë, pasi ndeshja përfundoi gjithashtu 0-0.

Por, “tulipanët” u kthyen në shtëpi, të dënuar nga 11- metërshi që humbi Klarens Sedorf. Gjysmëfinalet – Emocione të papërshkrueshme dhe drithërima deri në fund. Të dyja ndeshjet gjysmëfinale u vendosën nga pika e bardhë, pasi përfunduan në barazim 120 minutat e zhvilluara.

Franca dhe Çekia nuk arritën të shënojnë asnjë gol gjatë ndeshjes, ndërsa nga pika e bardhë “gjelat” humbën në penalltinë e 11-të.

Ishte Pedros ai që gaboi, ndërsa Kadlec u tregua i saktë dhe duke dërguar në finale surprizën e atij viti, Çekinë. Kjo ishte arritja e tyre më e madhe që prej shpërbërjes së Çekosllovakisë dhe vazhdon të jetë po ajo.

Në supersfidën tjetër, vendësit e Anglisë sfidonin nënkampionët në fuqi të Evropës, Gjermaninë. Shirer kaloi në avantazh “luanët” pas vetëm tri minutash, por mendoi Kuntz për të barazuar në të 16-ën. Pjesa e mbetur e takimit, edhe pse me disa raste mjaft të mira për shënim, nuk dhuroi gola të tjerë. Anglezët u ndëshkuan nga pika e bardhë.

Garet Sauthgejt gaboi në penalltinë e gjashtë të ekipit të tij dhe “ëndrra” e vendit organizator u mbyll para kohe, një hap larg finales së shumëpritur.

Finalja – Euro 1996 është cilësuar si një nga kompeticionet më emocionuese në histori. Shumë ndeshje të luftuara për shumë se 90 minuta dhe shumë të tjera të vendosura nga penalltitë. Finalja ishte “qershia mbi tortë”. Gjigantët e Gjermanisë përballë surprizës çeke.

Skuadrat u munduan të ruhen për të mos pësuar gol në fillimin e lojës dhe pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Çekia e rriti ritmin në startin e 45 minutave të dyta dhe në fakt u shpërblye me një penallti. Karel Poborski u rrëzua brenda zonës dhe gjyqtari italian Paireto nuk dyshoi për të akorduar 11-metërshin, i cili u ekzekutua saktë nga Patrik Berger.

Gjithsesi, gjermanët nuk u dorëzuan dhe fati i takimit u zgjidh nga një vendim “i artë” i trajnerit Berti Fogts. Në minutën e 69-të ai nxori nga loja Mehmet Shollin dhe futi në vendin e tij sulmuesin Oliver Bierhof.

Bomberi shtatlartë hyri në historinë e vendit të tij me produktivitetin e dhuruar në minutat e ardhshme. Vetëm katër minuta pasi kishte zbritur në fushë, ai shënoi golin e barazimit.

Koha e rregullt u mbyll në barazim, ndërkohë në minutën e 95-të Oliver Bierhof shënoi “golin e artë”, i pari në histori, rregull i vendosur pikërisht para Euro 1996. Një gol që u dhuroi gjermanëve triumfin e shumëpritur..

Ja formacioni më i mirë i kompeticionit

Në “Euro 1996” shumë futbollistë arritën të shkëlqejnë me kombëtaret e tyre dhe kjo justifikohet edhe me shpërndarjen e kombësive në formacionin më të mirë të kompeticionit. Në portë nuk kishte tjetër përveç Këpkes, heroit të triumfit të Gjermanisë.

Një nga gardianët më të mirë në historinë e futbollit, sipas studimeve të shumta. Ndërkohë, në mbrojtje u përzgjodhën dy futbollistë nga Franca, të cilët u shndërruan në “makthin” e të gjithë sulmuesve kundërshtarë.

Bëhet fjalë për Loran Blankun dhe Marsel Desajin, dy nga heronjtë e triumfit të “gjelave” dy vite më pas në Kupën e Botës.

Ndërkohë, në këtë repart nuk kishte se si të mungonte Matias Samer, shtylla e Gjermanisë kampione, i cili arriti të shënojë edhe dy gola vendimtarë gjatë turneut. Lojtari gjerman u përzgjodh edhe si më i miri i të gjithë kompeticionit.

Edhe pse Italia u eliminua që në grupet e Evropianit, paraqitjet e Paolo Maldinit ishin aq të spikatura, sa ai meritoi 11-shën ideale.

Mesfusha – Dieter Eilts apo “Alemao” i Gjermanisë ishte një nga futbollistë më energjikë dhe me të vështirë për t’u kaluar. Një zgjedhje e shkëlqyer e Berti Fogts. Lojtari i Verder Bremenit meritoi plotësisht një vend në formacionin më të mirë.

Ndërkohë, në këtë repart nuk mungoi as “mushkëria” e Anglisë, Pol Gaskonj. Luftarak, i palodhshëm dhe inspirues, ai i bëri për vete të gjithë tifozët anglez, por nuk arriti të bëhet hero, për të drejtuar kombëtaren deri te fitorja. Lojtari tjetër ishte Karel Poborski.

Një zbulim i Evropianit, pasi 24-vjeçari luante me Slavian e Pragës dhe ishte thuajse një anonim deri atëherë. Paraqitja mbresëlënëse në Evropian i dha mundësinë që të transferohet menjëherë te Mançester Junajtid.

Sulmi – Rivaliteti më i madh ishte pikërisht për repartin e avancuar. I pari që nuk mund të mungonte ishte edhe golashënuesi më i mirë, Alan Shirer. Ndërkohë, edhe Hristo Stoiçkov shkëlqeu, pavarësisht se Bullgaria e tij u eliminua në grupe.

Ai shënoi të tre golat për përfaqësuesen, por që nuk mjaftuan. Partneri tjetër në sulm ishte Davor Shuker, një bomber me shumë klas, i cili ishte pa diskutim lideri i Kroacisë. Pas Evropianit, ai veshi fanellën e Realit të Madridit.

Group A

Team Pld W D L GF GA GD Pts
 England 3 2 1 0 7 2 +5 7
 Netherlands 3 1 1 1 3 4 −1 4
 Scotland 3 1 1 1 1 2 −1 4
  Switzerland 3 0 1 2 1 4 −3 1
8 June 1996
England  1–1   Switzerland
10 June 1996
Netherlands  0–0  Scotland
13 June 1996
Switzerland   0–2  Netherlands
15 June 1996
Scotland  0–2  England
18 June 1996
Scotland  1–0   Switzerland
Netherlands  1–4  England

Group B

Team Pld W D L GF GA GD Pts
 France 3 2 1 0 5 2 +3 7
 Spain 3 1 2 0 4 3 +1 5
 Bulgaria 3 1 1 1 3 4 –1 4
 Romania 3 0 0 3 1 4 –3 0
9 June 1996
Spain  1–1  Bulgaria
10 June 1996
Romania  0–1  France
13 June 1996
Bulgaria  1–0  Romania
15 June 1996
France  1–1  Spain
18 June 1996
France  3–1  Bulgaria
Romania  1–2  Spain

Group C

Team Pld W D L GF GA GD Pts
 Germany 3 2 1 0 5 0 +5 7
 Czech Republic 3 1 1 1 5 6 –1 4
 Italy 3 1 1 1 3 3 0 4
 Russia 3 0 1 2 4 8 –4 1
9 June 1996
Germany  2–0  Czech Republic
11 June 1996
Italy  2–1  Russia
14 June 1996
Czech Republic  2–1  Italy
16 June 1996
Russia  0–3  Germany
19 June 1996
Russia  3–3  Czech Republic
Italy  0–0  Germany

Group D

Team Pld W D L GF GA GD Pts
 Portugal 3 2 1 0 5 1 +4 7
 Croatia 3 2 0 1 4 3 +1 6
 Denmark 3 1 1 1 4 4 0 4
 Turkey 3 0 0 3 0 5 –5 0
9 June 1996
Denmark  1–1  Portugal
11 June 1996
Turkey  0–1  Croatia
14 June 1996
Portugal  1–0  Turkey
16 June 1996
Croatia  3–0  Denmark
19 June 1996
Croatia  0–3  Portugal
Turkey  0–3  Denmark

 

Quarter-finals Semi-finals Final
22 June – Liverpool
  France (p)  0 (5)
26 June – Manchester
  Netherlands  0 (4)
  France  0 (5)
23 June – Birmingham
  Czech Republic (p)  0 (6)
  Czech Republic  1
30 June – London
  Portugal  0
  Czech Republic  1
23 June – Manchester
  Germany (aet)  2
  Germany  2
26 June – London
  Croatia  1
  Germany (p)  1 (6)
22 June – London
  England  1 (5)
  Spain  0 (2)
  England (p)  0 (4)

Quarter-finals



23 June 1996
16:00
Germany  2–1  Croatia
Klinsmann Goal 20′ (pen.)
Sammer Goal 59′
Šuker Goal 51′
 

23 June 1996
19:30
Czech Republic  1–0  Portugal
Poborský Goal 53′

 

Semi-finals


Final

Main article: UEFA Euro 1996 Final
30 June 1996
20:00
Czech Republic  1–2 (a.e.t.)  Germany
Berger Goal 59′ (pen.) Report Bierhoff Goal 73′ Golden goal 95′
 

Statistics

Goalscorers

Alan Shearer received the Golden Boot award for scoring five goals. In total, 64 goals were scored by 48 different players, with only one of them credited as own goal.

5 goals
3 goals
2 goals
1 goal
Own goal

Awards

Team of the Tournament
Goalkeepers Defenders Midfielders Forwards
England David Seaman
Germany Andreas Köpke
Czech Republic Radoslav Látal
France Laurent Blanc
France Marcel Desailly
Germany Matthias Sammer
Italy Paolo Maldini
Czech Republic Karel Poborský
England Steve McManaman
England Paul Gascoigne
France Didier Deschamps
Germany Dieter Eilts
Portugal Rui Costa
Bulgaria Hristo Stoichkov
Croatia Davor Šuker
Czech Republic Pavel Kuka
England Alan Shearer
France Youri Djorkaeff
Golden Boot

Alan Shearer was awarded the Golden Boot award, after scoring five goals in the group stage and in the semi-finals against Germany.

UEFA Player of the Tournament

Fastest goal

2 minutes and 14 seconds: Alan Shearer (England vs Germany)

Average goals

2.06 goals per game






www.minuta90.com