Euforik për fitoren në Romë, Kristiano Ronaldo mesazh Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 14:40

Euforik për fitoren në Romë, Kristiano Ronaldo mesazh Interit

Kristiano Ronaldo nuk ka ngurruar që fillimisht t’u dërgojë nga një mesazh urimi për shërim të shpejtë dy të dëmtuarve në ndeshjen mes Romës dhe Juventusit, madje solidariteti i portugezit ndaj Nikolo Zaniolos dhe Merih Demiralit u inkuadrua nga shumë pamje e fotografi dhe bëri xhiron e botës. 

dEMIRAL-rONALDO

Kjo, pasi në të dyja momentet, CR7 ishte i pari që iu afrua të dyve dhe qëndroi sidomos me Zaniolon, deri në momentin që ai u transportua jashtë fushe me barelë. Por, lënë mënjanë ndjeshmërinë e sulmuesit 34-vjeçar, Kristiano nuk ngurroi që të niste edhe postimet për suksesin e radhës në kampionat, transfertën në Romë ku ai la shenjën me goditjen e saktë të penalltisë për 0-2, e cila i dhuroi titullin e kampionit të dimrit.

“Fitore e rëndësishme dhe një punë skuadre fantastike. Është ky drejtimi në të cilin duhet të vazhdojmë”, – ishte një postim i parë i Ronaldos, ndërsa pak më vonë erdhi edhe një i dytë, i cili ngjasonte më shumë me një mesazh në distancë me Interin: “Juventusi u rikthye aty ku i takon”, referuar vendit të parë në Serinë A dhe nga e diela në mbrëmje +2 pikë nga ndjekësit zikaltër.

cristiano-ronaldo-2019-20

Por, nëse “Zonja e Vjetër” parakaloi në mënyrën më të bukur të mundshme ekipin e Antonio Kontes, është mbi të gjitha edhe meritë e portugezit, i cili në periudhën dhjetorjanar është goleadori më i mirë i Europës, me 9 realizime nga 14 në total, por mbi të gjitha shënon prej 6 ndeshjesh radhazi. Ronaldo duket se është kthyer ai i periudhës së artë te Reali i Madridit dhe Juvja fërkon duart…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"