Etrit Berisha rrezikon të pezullohet 3 muaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2014 | 14:00

Etrit Berisha rrezikon të pezullohet 3 muaj

Lazio - ApollonEtrit Berisha mund të pezullohet tre muaj nga FIFA, për shkak të kontratës që nënshkroi me Kievon dhe më pas deklaroi se kishte firmosur pa ditur mirë se çfarë kishte ndodhur asokohe mes klubit veronez dhe suedezëve të Kalmarit. Media italiane gjithnjë e më shumë i ka mëshuar faktit se për portierin e Shqipërisë pritet një skualifikim në shenjë ndëshkimi nga FIFA. Lacio nga ana e saj ka deklaruar se ka firmosur një kontratë të rregullt me portierin dhe se gjithçka është konform rregullave.
Situatë misterioze Nëse Berisha do të kishte bërë ndonjë gabim që cenonte rregulloren, atëherë ai mund të ishte penalizuar nga federata italiane dhe gjithçka mund të ishte zgjidhur që në shtator. Mbetet e paqartë se përse duhet të ndërhyjë FIFA në këtë rast, duke qenë se edhe klubi i Kievos nuk ka shfaqur së fundmi asnjë tendencë revanshi apo hakmarrjeje kundrejt lojtarit shqiptar. Veronezët nuk janë ndier fare gjatë muajve të fundit për këtë çështje.
Menaxheri Agjenti i portierit të Kombëtares, Elver Raça, pritet të ketë sot një bisedë me përfaqësues të FIFA-s. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, menaxheri i futbollistit nuk pranoi të jepte detaje të hollësishme rreth ngjarjes, duke pohuar vetëm se sot do të ketë bisedime serioze për këtë çështje. “Nesër (sot) do të kem një bisedë me përfaqësues të FIFA-s dhe pas kësaj mund të flas më konkretisht mbi çështjen. Më shumë se kaq nuk mund t’ju them dot për momentin”, deklaroi Raça.
Situata Etrit Berisha po kalon momentin më të mirë te Lacio, që kur firmosi për këtë ekip në verën e vitit të kaluar. Portieri ka luajtur 9 ndeshje si titullar te bardhekaltrit dhe së fundmi shfrytëzoi më së miri një dëmtim të Marketit, duke treguar vlerat e larta që ka dhe duke i bindur të gjithë dyshuesit se nuk është rastësisht në një klub kaq të rëndësishëm. Pikërisht në këtë moment, futbollistit të përfaqësueses shqiptare i del një problem i tillë, i mbartur nga vera e kaluar. Ai pati nënshkruar në maj një kontratë me Kievon, por më pas u tërhoq, duke preferuar të shkojë te Lacio. Klubi veronez e depozitoi kontratën në federatë dhe, pas disa akuzave në distancë mes dy klubeve, dukej se gjithçka ishte zgjidhur, por në fakt nuk rezultoi kështu.

Xhentile: S’do ketë probleme ligjore për Etritin
Në pritje të ndonjë sulmi të mundshëm të Kievos mbi këtë argument dhe hapjes së një çështjeje ligjore në vazhdim, avokati i klubit të Lacios, Xhan Mikele Xhentile, shprehet optimist. “Skualifikimi i mundshëm i Etrit Berishës për çështjen e dy kontratave të firmosura nuk mendoj se është një hipotezë e mundshme. Fundja, ajo atmosferë ‘lufte’ që ekzistoi në verë mes Kievos e Lacios tashmë është shuar, ndaj jam optimist se Etriti nuk do përballet me asnjë skualifikim”, është shprehur Xhentile për mediat italiane dy ditë më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"