“Etrit Berisha në negociata me Milanin dhe Juventusin”, trajneri Reja zbulon prapaskenat e bujshme të merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 23:50

“Etrit Berisha në negociata me Milanin dhe Juventusin”, trajneri Reja zbulon prapaskenat e bujshme të merkatos

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, zbuloi një prapaskenë të bujshme merkatoje. Bëhet fjalë për gardianin Etrit Berisha.

edireja-berisha

Në një prononcim të dhënë së fundmi, Reja zbuloi se Berisha ishte pranë akordit me Juventusin dhe Milanin në merkaton e verës, për t’u transferuar si portier i dytë, por gjithçka dështoi për shkak të pandemisë.

“SPAL ka bërë një goditje të madhe duke mbajtur Berishën. E meriton ende të luajë në Serinë A, ndërsa kishte negociata shumë konkrete me Juventusin dhe Milanin për të qenë portier i dytë, kurse në mbyllje të merkatos ishte në negociata edhe me Specian. Por më pas, në një situatë kaq të bllokuar, nuk u konkretizua asgjë”,  shpreh Reja për “Il Resto del Pug”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"