Etrit Berisha në fushë, Atalanta zyrtarizon huazimin nga Lacio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2016 | 21:37

Etrit Berisha në fushë, Atalanta zyrtarizon huazimin nga Lacio

Etrit Berisha do të veshë fanellën e Atalantës në këtë sezon, pasi është huazuar te kjo skuadër nga Lacio. Konfirmimi zyrtar ka ardhur pak minuta më parë, ndërsa portieri i përfaqësueses shqiptare po mbronte katërkëndorin kuqezi në miqësoren ndaj Marokut.

Etrit Berisha

 

Lacio dhe Atalanta kishin një akord në parim për transferimin e Berishës, por gjithçka bllokohej nga kalimi i Sportielos te Fiorentina. Kur ky transferim u bë i mundur, atëherë u hap drita e gjelbër edhe për huazimin e Berishës.

Sipas mediave italiane, nëse Atalanta do të kërkojë të blejë kartonin e Berishës në fund të këtij sezoni, do të duhet t’i paguajë rreth 7 milionë euro skuadrës së Lacios, edhe pse lojtarit do t’i ketë mbetur vetëm një vit kontratë me bardhekaltrit.

etrit berisha

Më herët, e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”, tha se klubi i Palermos i ka bërë ofertë zyrtare Lacios për të huazuar portierin shqiptar që në mëngjesin e sotëm, pa marrë një përgjigje. Për portierin e Kombëtares shqiptare të futbollit doli në skenë edhe emri i  ekipit të Bolonjës, në kërkim të një portieri cilësor për sezonin që sapo ka filluar. Shqiptari kërkon të largohet nga Lacio prej disa kohësh pasi vendi i titullarit nga trajneri Simone Inzagi i është besuar sërish Frederiko Marketit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"