Etrit Berisha: Jam më i qetë, kam filluar ta përmbaj veten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 11:19

Etrit Berisha: Jam më i qetë, kam filluar ta përmbaj veten

Etrit Berisha ishte një prej më të mirëve në fushë në ndeshjen e djeshme duke ndalur Italinë të shënonte më shumë se një gol. Pas ndeshjes, ai u shpreh:

berisha zahavi

“Në momentin e golit, ishte një krosim nga e majta e sulmit të Italisë dhe më pas një pakujdesi nga ana jonë bëri që të pësonim një gol, të cilin mund ta evitonim. Mendoj se duhet ta shikojmë këtë ndeshje me pozitivitet. Si me Spanjën, edhe ndaj Italisë kishim disa raste për shënim.

Në aspektin personal, nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe nga koha kur ishte De Biazi dhe tani që ka ardhur Panuçi. Mendoj se kam filluar të përmbaj më shumë veten, të jem më i qetë dhe kjo është pozitive”, tha portieri i Kombëtares për “RTSH”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"