Etika, ja çfarë rrezikon Skënderbeu në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2016 | 12:09

Etika, ja çfarë rrezikon Skënderbeu në Shqipëri

Korça dhe Skënderbeu janë në ankth. skenderbeuPor jo vetëm kaq. Vendimi i UEFA-s në lidhje me hetimin që ka nisur ndaj klubit korçar rreth dyshimeve për trukim ndeshjesh pritet nga i gjithë opinioni jo vetëm sportiv në Shqipëri.

Një rast që mund të përfshijë edhe ekipe të tjera shqiptare, pasi sipas klubit korçar, në njoftimin e vet zyrtar, ka deklaruar se po hetohet edhe për disa takime në kampionatin tonë, përveç atyre në Europë. Pas seancës së parë dëgjimore, ku presidenti Ardjan Takaj është njohur me faktet dhe akuzat e UEFA-s, i është lënë pesë ditë kohë klubit korçar për të bërë mbrojtjen. Pritet që vendimi i UEFA-s të jepet më 1 qershor.

Etika

Është folur për një dënim me disa vite përjashtim nga Kupat e Europës të kampionëve të Shqipërisë, në një kohë që hetimet nga UEFA kanë përfunduar dhe është hartuar dosja voluminoze. Në rast se do të ketë dënim ndaj klubit korçar dhe në vendim përfshihen edhe ndeshje të kampionatit shqiptar, atëherë në lojë hyn edhe Komisioni i Etikës së UEFA-s.

Komisioni i ngritur pikërisht për të hetuar dhe dënuar rastet e trukimit të ndeshjeve, mblidhet të  nesërmen e dënimit nga UEFA(nëse do të ketë) dhe vendos se çfarë do të bëhet me korçarët në kampionatin shqiptar. Nëse ka edhe takime të Superiores në dënimin e kampionëve, UEFA nuk mund të japë dënim për kampionatin shqiptar.

Në këtë mënyrë, ndërhyn Etika dhe vendos. Nëse ka dënim nga organizmi i futbollit europian, pritet që edhe ndëshkimi i korçarëve për në Shqipëri të jetë jo i lehtë. Nuk përjashtohet mundësia që klubi të përfundojë edhe një kategori më poshtë.

Kjo është në kuadrin e hamendësimeve dhe gjithçkaje që mund të ndodhë nëse do të ketë dënim të Skënderbeut nga UEFA. Pritet që vendimi i organizmit të futbollit europian të merret më 1 qershor, në një kohë që UEFA u ka lënë pesë ditë kohë bardhekuqve që të realizojnë mbrojtjen e tyre, pasi janë njohur me akuzat. Një çështje shumë sensitive dhe ku vendimi që do të jepet për të pritet me shumë interes, jo vetëm në Korçë, por në të gjithë Shqipërinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"