Ethet e titullit në Kukësi-Tirana, Dalipi: Fiton skuadra që gabon më pak, ndeshje për kartolinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2020 | 22:33

Ethet e titullit në Kukësi-Tirana, Dalipi: Fiton skuadra që gabon më pak, ndeshje për kartolinë

Trajneri i Korabit Klevis Dalipi kritikoi Kukësin për barazimin në fushën e Bylisit 1-1 ditën e sotme.

bandicam 2020-02-16 22-02-08-277

 

Sipas tij, verilindorët duhej të kishin marrë parasysh humbjen në fazën e parë të kampionatit në fushën e mallakastriotëve si dhe faktin që Bylisi karikohet maksimalisht në fushën e vet. Ai vlerësoi faktin që klubi është tërhequr nga sulmet prej disa javësh ndaj gjyqtarëve dhe i besuan skuadrës të jepte më të mirën në fushë.

“Barazimi me Bylisin ishte diçka e  pafalshme për Kukësin. Ata e dinin se jë fazën që kishte humbur ndeshjen me Bylisin. Janë skuadër që shlojnë në sulm me shumë forca. Kukësi ka shumë kualitete në skuadër, por nuk duhet të shmanget nga lufta sportive. Bylisi mund të merrte fitoren që pjesën e parë. Unë mendoj se Kukësi duhet të ishte më I bindur në lojën e tij, duhej të përgatitej më mirë dhe të mendonte për duelet. Ky është ngërçi. Bylisi i dëgjoi vërejtjet tona. Drejtuesit e klubit duhet tu besojnë më tepër trajnerëve dhe skuadrës. Nuk u morën me arbitrat në Kupë dhe pas eliminimit të Laçit ia dolën sot me Kukësin. Të gjithë skuadrat do të vuajnë në fushën e Bylisit”, theksoi Dalipi.

tIRANA-KUKESI

Duke folur për supersfidën Kukësi-Tirana në datën 21 shkurt, ish-trajneri i Partizanit Klevis Dalipi beson se takimin do ta fitojë skuadra që ka mbrojtjen më të mirë dhe do të gabojë më pak në fushë.

Në studion e “Sport Neës Plus”, tekniku aktual i Korabit vlerësoi repartet sulmuesve të bardhebluve dhe verilindorëve dhe sipas tij nuk duhet të ketë barazim.

“Kur ka një impiant të tillë dhe kur ke dy skuadra cilësore, natyrisht që pritet të dalë ndeshje e bukur. Mendoj do të jetë deçizive reparti i mbrojtjet në kë të takim. Në pah do të dalin difektet me njëra-tjetrën. Kush do të gabojë më pak, fiton takimin. Të dyja skuadrat kanë sulm shumë të mirë. Tirana që me Kalenë, Torasën etj që po kalojnë një periudhë shumë të mirë. Pastaj Kukësi dihet për vlerat që kanë Abazaj, Shkurtaj, Rroca. Nëse bashkëpunojnë më shumë me njëri-tjetrin, do të nxjerrin më të mirë. Besoj se do të jetë një takim shumë interesant, një ‘kartolinë’ për futbollin shqiptar”, foli për takimin e së premtes Kukësi-Tirana.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"