Ethemi mbetet pezull nga Kukësi, reagon klubi polak: Nuk ka një kontratë me lojtarin, çështja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 9:11

Ethemi mbetet pezull nga Kukësi, reagon klubi polak: Nuk ka një kontratë me lojtarin, çështja…

Valon Ethemi ka mbetur pezull. Kjo për shkak të çështjes kontraktuale në lidhje me Kukësin. Klubi pretendon se ai është ende nën kontratë dhe nuk mund të largohet me parametër zero.

valon ethemi

Nga ana tjetër, lojtari ka pretendime të tjera dhe ishte shumë pranë nënshkrimit të kontratës me skuadrën Zaglebie Lubin. Me këtë të fundit, u duk se futbollisti kishte gjetur edhe një marrëveshje dhe Ethemi kreu edhe testet mjekësore.

Por së fundmi ka qenë vetë skuadra e Superligës polake që ka konfirmuar edhe testet me futbollistin në fjalë, por pa mbërritur në firmën e marrëveshjeve. “Nuk ka një kontratë me Valon Ethemin pas testeve mjekësore të kryera. Çështja e transferimit është ende e hapur”, ka njoftuar skuadra polake.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"