Etapat e një gafe, si u dogj Tirana për një borxh pesë mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2017 | 17:15

Etapat e një gafe, si u dogj Tirana për një borxh pesë mijë euro

Pasi FIFA bllokoi Tiranën për të transferuar lojtarë gjatë merkatos së janarit, Federata Shqiptare e Futbollit ka shpjeguar etapat që e kanë çuar “qeverinë” botërore të futbollit të marrë këtë vendim.

Martin Kavdanski Tirana

Strumbullari i ndëshkimit ka qenë një borxh prej pesë mijë eurosh që klubi bardheblu i kishte futbollistit bullgar Martin Kavdanski.

Me anë të një komunikate të publikuar sot në ueb-faqen zyrtare, FSHF-ja shpjegon hapat nëpër të cilat ka kaluar çështja nëpër shkallët e drejtësisë sportive.

kavdanski

Faksimile e vendimit të FIFA-s për bllokimin e merkatos së Tiranës

Shpjegimi i FSHF-së

“Pas një interesimi të disa prej mediave dhe shtypit të shkruar sportiv në lidhje me dijeninë dhe pozicionin e FSHF-së, për bllokimin e merkatos së Tiranës, FSHF jep sqarimin e saj përkatës.

Shpjegim mbi ceshtjen Kavdanski – TIRANA

Me datë 29.02.2016 lojtari Martin Kavdanski (Bullgari) ka kerkuar permes fax-it nga Tirana permbushjen e detyrimit prej 5000 Euro;

Me date 03.03.2016 FSHF ja ka percjelle kete shkrese Tiranes;

Me date 31.03.2016 lojtari ka perseritur kerkesen e tije per pagese;

Me date 01.04.2016 FSHF ja ka percjelle kete shkrese Tiranes;

Me date 12.04.2016 futbollisti Kavdanski ka çelur ceshtjen perpara Dhomes se Zgjidhjes se Konflikeve ne FIFA (Dispute Resolution Chamber). FIFA i ka dhene një afat Tiranes deri me date 26.04.2016 per te parashtruar qendimin e vet mbi ceshtjen.

(kjo shkrese i eshte percjelle Tiranes me dt 13.04.2016)

Me date 02.05.2016 FIFA njofton se nuk ka marre asnje korrespondence nga Tirana dhe se mbi ceshtjen do te vendoset brenda 5-7 ditesh;

Me date 28.05.2016 FIFA njofton se ceshtja nuk eshte futur ende ne gjykim;

Me date 10.06.2016 FIFA njofton trupin gjykues;

Me date 07.07.2016 FIFA njofton prane FSHF vendimin e DRC (Dhomes se Zgjidhjes se Konflikeve ne FIFA), vendim i cili i komunikohet po ne te njejten dite Tiranes.

Ne menyre te permbledhur DRC Vendosi:

-Pranimin e padise se futbollistit Kavdanski

– Detyrimin e Tiranes per t`i paguar lojtarit detyrimet e prapamebetura ne masen 5000 Euro, per t`u paguar Brenda 30 diteve nga data e njoftimit plus 15% interes nga data 26 Shkurt deri ne daten e efektive te pageses.

– Ne rast mos zbatimi te vendimit, ceshtja do t`i kalohet per shqyrtim Komisionit te Disiplines prane FIFA Kunder vendimit lejohet ankim Brenda 21 diteve ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportiv, CAS, Lausanne Zvicer.

PIKA 5

Nje sanksion mund te imponohet mbi transferimin e lojtareve ne rast se nuk ekzekutohet vendimi

Avokati i Kavdanskit kerkon zbatimin e vendimit;

Me date 25.08.2016 FIFA njofton se per shkak se ne tejkalim te afatit 30 ditor, vendimi nuk eshte ekzekutuar, pika e 5-të e tij qe lidhet me ndalimin e transferimit te lojtareve hyn automatikisht ne fuqi, arësye per te cilen Tiranes nuk i lejohet te kryeje transferime lojtaresh Brenda apo jashte vendit per sezonin e ardhshem te transferimeve (nenkuptohet ky sezon ne kete merkato, te peridhes:Janar 2017);

Me datë 26.08.2016 Tirana kryen pagesen e detyrimit ndaj lojtarit. Ne te njejten dite, FSHF i kerkon klubit Tirana te njoftoje lojtarin dhe FIFA-n lidhur me permbushjen e detyrimit.

Nuk ka informacion, nese nga ana e Tiranes eshte njoftuar FIFA pasi FSHF nuk eshte vene ne dijeni permes postes elektronike;

Nuk ka më korrespondence pas dates 25.08.2016″.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"