Esteban Kambiaso ndihmëstrajneri i Kolumbisë në Botëror?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2018 | 22:01

Esteban Kambiaso ndihmëstrajneri i Kolumbisë në Botëror?!

Esteban Kambiaso mund të bëhet pjesë e stafit teknik të kombëtares kolumbiane të futbollit në Botërorin e muajit të ardhshëm në Rusi. Nuk ka ende një komunikim zyrtar nga ana e Federatës Kolumbiane të Futbollit, por në Argjentinë janë të sigurt se “Cuchu” do të shkojë në Rusi si asistent i Pekermanit.

Kambiaso

Trajneri i Kolumbisë, Hoze Pekerman, ka shumë argjentinas në stafin e tij teknik: Eduardo Urtasun, Nestor Lorenco, Patrisio Kamps, Pablo Garabezho, Gabriel Vainer dhe Martin Petrezhi. Nuk ishte një rastësi që ish-mesfushori i Realit të Madridit dhe Interit ishte në tribunë për miqësoret e Kolumbisë kundër Francës në Paris më 23 mars dhe Australisë në Londër, katër ditë më vonë.

Detyra e tij do të jetë ajo për të punuar në një repart specifik: mesfushën. Oferta e pabesueshme mund ta vendosë Kambiason në Botëror kundër Argjentinës së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"