Është vënë në shënjestër pas barazimit me Bylisin, shfryn Solomon: Provuan të më groposnin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 22:59

FB Kategoria Superiore Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Partizani

Është vënë në shënjestër pas barazimit me Bylisin, shfryn Solomon: Provuan të më groposnin

Theofilus Solomon është vënë në shënjestër pas barazimit me Bylisin, kryesisht nga tifozët, por edhe nga ish-lojtarë të kuq. Sulmuesi jo vetëm që nuk ka marrëdhënie të mira me golin, por me mefshtësinë që tregoi në minutën e 30-të bëri që Bylisi të shënoi golin e parë. Nigeriani e mbajti shumë topin pranë zonës së Partizanit dhe duke mos e kontrolluar si duhet, ai gaboi duke u dhënë mundësi miqve të shënonin golin e parë.

solomon

Ky rast, por edhe zbehtësia në finalizim bënë që tifozët të shpërthejnë ndaj 23-vjeçarit në stadium. Madje, gabimi i tij solli edhe tërbimin e trajnerit Sormani, i cili hyri në fushë duke i bërtitur, pasi në atë moment ekipi ishte me 10 vetë, pasi Trashi ishte jashtë fushës i dëmtuar. Të shpeshta ishin thirrjet për stafin që ta largonin nga fusha sulmuesin nigerian. Pas ndeshjes disa tifozë dufin për paraqitjen e sulmuesve të huaj e hodhën mbi drejtuesit, që u kanë dhënë mundësinë dhe i durojnë ata të tallen me fanellën e Partizanit. Më i ashpër në reagim ka qenë ish-sulmuesi Edmond Dosti, që i bëri kërkesë publike trajnerit që të mos e aktivizojë më Solomonin se përndryshe do e detyrojë të thyejë televizorin.

teofilius solomon

TRAJNERI SORMANI

Pas ndeshjes trajneri i të kuqve është pyetur nga “Panorama Sport” për paraqitjen e sulmuesit, por ai nuk ka dashur të flasë në mënyrë të përveçme. Pyetjes se sa i pakënaqur është me Solomonin, pasi e pamë shumë të nervozuar te goli i pësuar që erdhi nga gabimi i sulmuesit, trajneri Sormani u përgjigj: “Nuk flas kurrë në nivele individuale. Nuk më pëlqen të flas për lojtarë të veçantë. Sipas meje, pas rezultatit 2-0 ne nuk arritëm të fitonim duelet individuale, pasi kundërshtarët e kishin përqendruar lojën kryesisht në dyluftimet një kundër një. Kështu që ne nuk kishim ‘egërsinë’ për ta mbyllur këtë ndeshje”. Ndonëse pakënaqësitë janë të mëdha, Sormani e mban në fushë nigerianin vetëm për faktin se nga “pykat” e tjera, kryesisht Braun, lëviz më shumë dhe ushtron presion në sulm, pasi dihet se finalizimin e ka shumë të dobët.

Solomon

REAGIMI I SOLOMONIT 

Sulmuesi nigerian ka preferuar që përmes një klipi të publikuar në profilin e tij në “Instagram” t’i japë përgjigje armatës së madhe të kritikëve. Sipas tij, po mundohen ta groposin, por si një bërthamë ai mendon se do të ritet dhe do kthehet më i fortë. Ja mesazhi i koduar i Solomonit pas sulmeve që ka marrë pas barazimit me Bylisin: “Ata provuan të më groposnin mua, por nuk e dinin se isha bërthamë. Ju nuk mund të varrosni një farë. Një bërthamë gjithmonë do të rritet. Rritet edhe më e fortë. Gërmoj brenda dhe jam i vendosur të rritem përmes stuhive dhe baltës. Ju mund të hidhni balët mbi mua. Por unë nuk ndalem. Unë gjithmonë do të kthehem edhe më i fortë. Mos e vrit mendjen çfarë ndodh”.

 ILIR CARA




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com