“Është trofeu im i parë, e kam ëndërruar këtë moment”, Sherri: Nuk e di si e bëra pritjen ndaj Berishës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 22:42

“Është trofeu im i parë, e kam ëndërruar këtë moment”, Sherri: Nuk e di si e bëra pritjen ndaj Berishës

Portieri shkodran i Egnatias, Alen Sherri, ka merita absolute për këtë sukses të arritur nga skuadra rrogozhinase, që mposhti Tiranën në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke ngritur për herë të parë në histori këtë trofe. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Oversport”, gardiani Sherri ndër të tjera u shpreh:  

sherri

“Jam shumë i emocionuar. Ndoshta si gjej fjalët. Që nga momenti që kemi shkuar në finale, e kam ëndërruar këtë moment. Është trofeu im i parë, vjet nuk e arrita suksesin me Laçin. 

Isha në bisedime me ekipe të tjera në fillim të sezonit, por mendova të transferohem tek Egnatia për shkak se nuk aktivizohesha shumë. 

Edhe prej takimeve me presidentin mbeta mirë dhe jam shumë i gëzuar për këtë zgjedhje. Dy pritje nuk i ndaj nga njëra-tjetra, njëra në kryeqytet ndaj Rrapaj dhe tjetra ndaj Trumçit ndaj Bylisit. Pritja ndaj Berishës sot as vetë nuk e di se si e bëra. Do të shoh videon më pas se si e kam bërë atë lëvizje. 

Së bashku me Mustën dhe Malotën, ishim ndër futbollistët e parë që iu bashkuam Egnatias dhe besuam te ky projekt”, deklaroi Sherri.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"