“Është skuadër e pjekur”, Dedja inkurajon Lushnjën: E shoh në vend të parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 11:39

“Është skuadër e pjekur”, Dedja inkurajon Lushnjën: E shoh në vend të parë

Kampionati i Lushnjës ka hyrë në një fazë kulmore, teksa verdhejeshilët përgatiten për startin e fazës së “play off”- it me derbin ndaj Apolonisë në Fier. Në një opinion për “Panorama Sport”, ish-trajneri i Lushnjës, Hysen Dedja, i cili i ka drejtuar verdhejeshilët në tri periudha të ndryshme në Superiore, thotë se janë të gjitha mundësitë që ata të jenë fitues të grupit.Dedja2

“Më duket shumë interesante faza e ‘play off’-it me një grupim prej katër skuadrash. Uroj të mos ketë makinacione dhe të luhet ndershëm. Lushnja ka për të rikuperuar distanca të vogla në dukje, por janë pak ndeshje për t’u luajtur. E shoh si një vazhdimësi të garës treshe midis Pogradecit, Apolonisë dhe Lushnjës.

Duke i marrë në konsideratë distancat e pikëve, mendoj që Lushnja ka lojtarë të pjekur dhe të kalitur me situata të tilla. Veç kësaj, ka dhe një publik të jashtëzakonshëm, që dy skuadrat rivale të Lushnjës nuk e kanë. Them se i ka mundësitë që në fund t’i kalojë dhe të kapë vendin e parë. Derbin e Myzeqesë e shoh si një ndeshje me karakter përcaktues. Është një derbi që në këtë krahinë ka shumë atmosferë dhe që Lushnja e ka dominuar. Me përjashtim të finales së Kupës, që u fitua nga Apolonia, mendoj që pjesa tjetër ka qenë në favor të Lushnjës.Hysen Dedja Lushnja

Sidomos në këto vite të fundit, Lushnja e ka marrë sistematikisht rezultatin pozitiv edhe në Fier. Besoj se do ta fitojë këtë derbi. Kam besim se këtë fazë, duke pasur parasysh karakterin e ndeshjeve, kontigjentin e lojtarëve që ka Lushnja, do të kapë vendin e parë, sepse të dytin nuk e diskutoj”, u shpreh për gazetën ishtrajneri i Lushnjës, Hysen Dedja.

Alban Alushi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"