“Është shumë Zlatanesk”, Hakimi shpërthen pas kartonit të kuq: Kjo është Franca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2023 | 10:47

“Është shumë Zlatanesk”, Hakimi shpërthen pas kartonit të kuq: Kjo është Franca

PSG arriti të fitonte me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Azhaksosë në shtëpi por nga ndeshja u largua me karton të kuq pas një konfronti fizik që kishte me Manjanin, futbollistin kundërshtar. Të dy futbollistët u larguan me karton të kuq që në minutën e 75 të takimit.

hakimi

Në dalje të tunelit, Hakimin e kanë tradhtuar nervat dhe nuk është pajtuar me kartonin e kuq që mori. “Kjo është Franca”, ishte komenti i Hakimit para gazetarëve dhe operatorëve, gjë e cila askujt nuk i ka pëlqyer për mënyrën si i është drejtuar vendit të tyre.

Në rrjetet sociale ka pasur jo pak polemika pas kësaj deklarate të Hakimit. “Është shumë Zlatanesk”, shkruajnë duke e krahasuar me karakterin e vështirë të Zlatan Ibrahimoviç. Të tjerët, shkruajnë “Sjellje arrogante, nuk duhej ta bënte”. Për arbitrin e ndeshjes kishte polemika edhe nga trajneri Galtie. “Zoti arbitër nxorri dy kartonë të kuq në një ndeshje si kjo dhe nuk është e mundur”, shprehet tekniku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"