Është shumë pranë Realit, Mbape merr mesazhe të frikshme: Je i vdekur!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2022 | 17:31

Është shumë pranë Realit, Mbape merr mesazhe të frikshme: Je i vdekur!

Sulmuesi i PSG, Kilian Mbape, ka marrë një mesazh me vdekje nga disa fansa. Në një mural të lojtarit në Paris, ishte shkruar: “Mbape, ti je i vdekur”.

mbape

Në një grafiti, që u bë për Mbapenkur ai mbushi 21 vjeç, ishte një dedikim dhe për brand-in e Nike, “Just do it”. Në atë grafit është një vizatim i francezit kur është fëmijë duke fjetur me një top futbolli, dhe sipër tij, është Mbape i veshur me fanellën e Francës. Në të shkruhet: “Dashuro ëndrrat e tua dhe ato do të duan ty”.

Shkrimi për Mbapen nga disa tifozë vijnë fill pas deklaratës së sulmuesit, i cili doli në mbrojtje të një vajze 8-vjeçare. Duket se largimi i tij drejt Real Madrid që pritet të ndodhë, nuk është pritur fare mirë nga tifozët e PSG. Në Paris ka fansa që nuk do ta falin kurrë 23-vjeçarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"