Nga Partizani te Teuta, ja pengu i Hasan Likës me dy klubet si trajner i parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2021 | 22:34

Nga Partizani te Teuta, ja pengu i Hasan Likës me dy klubet si trajner i parë

Hasan Lika ka pasur mundësinë për të shpallur kampion Partizanin dhe Teutën si trajner i parë. Në sezonin 2007-2008 ai drejtonte të kuqtë dhe deri në javën e fundit ishte shumë pranë kurorëzimit si kampion.

lika-hasan-vllaznia-770x465

Mirëpo, në ndeshjen që mbyllte kampionatin kundër Dinamos, nuk arriti të fitonte për të marrë trofeun. Në majin e vitit 2008 blutë mundën 2-1 “demat” me 9 lojtarë dhe festuan titullin. Historia përsëritet në vitin 2012, kur Lika drejtonte Teutën dhe si drejtor ishte Sulejman Starova.

Teuta rivalizonte me Skënderbeun dhe në javët e fundit ishte më pranë titullit se korçarët. Mirëpo, ndodhi çudia në ndeshjen e luajtur në “Niko Dovana” kundër Kamzës. Durrsakët barazuan 0-0 në shtëpi në një ndeshje që përpara se të luhej dukej si fitore e sigurt. Këtu përfitoi Skënderbeu, që fitoi titullin në ndeshjen e fundit të kampionatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"